Vrau balerinën Sonila Tafa, Kuliçi në
kërkim ndërkombëtar,shtyhet seanca

Vrau balerinën Sonila Tafa, Kuliçi në<br />kërkim ndërkombëtar,shtyhet seanca
TIRANE- Dhoma Penale e gjykatës së kryeqytetit ka shtyrë seancën gjyqësore ndaj Artur Kuliçit, të akuzuar për vrasjen e balerinës Sonila Tafa, tek lokali “Dream City”.
 
Ndërsa ky i fundit gjykohet në arrati pasi ende nuk është arrestuar, policia shqiptare i është drejtuar zyrës së interpolit duke publikuar foton dhe të dhënat e Kuliçit pasi ky i fundit dyshohet të jetë larguar nga Shqipëria pas ngjarjes.
 
Në të njëjtën gjykatë është shtyrë dhe seanca e vëllezërve Oligert Shkreta dhe Altin Shkreta, të dy të akuzuar për vrasje në rrethana cilësuese të kryer në bashkëpunim.

Shkretat janë arrestuar dhe akuzohen nga policia për vrasjen e djalit të Jetmir Llanit, E.Llani 9 vjeç.
 
Kjo ngjarja ka sjellë dhe konfliktin midis fiseve Llani dhe Shkreta në mamurras, ku deri më tani janë shënuar 3 viktima.

artur kolici
(Në foto: Artur Kuliçi, i akuzuari pë vrasjen e balerinës Sonila Tafa, në kërkim nga Interpoli)

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

Agravon debati mes Julit dhe Eglës: Je një pise femër, shko urgjent dhe çlirohu

Agravon debati mes Julit dhe Eglës: Je një pise femër, shko urgjent dhe çlirohu