Disa ditë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku një grua me origjinë shqiptare vrau me thikë bashkëshortin e saj, nga qyteti i Korçës ka folur vëllai i viktimës.

Sipas Albert Keços, ngjarja e ndodhur është shumë e rëndë, pasi tashmë vëllai i tij Valmir Keço nuk jeton më.

Por, sipas tij, ajo që është akoma më keq, ka të bëjë me faktin se përse u godit për vdekje vëllai i tiij.

Në një intervistë për Shqiptarja.com, Alberti thotë se kunata e tij Anila Keço është kriminele që vrau me gjakftohtësi dhe këtë sipas tij e bëri për lekë.

Keço thotë se bashkëshortja e vrau në gjumë vëllain e tij ndërkohë që i bën apel Ministrisë së Jashtme që t'i ndihmojë ata për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Ai shprehet se familja është e shokuar nga kjo ngjarje e rëndë dhe shton se nuk kishin dijeni për ndonjë konflikt të mundshëm mes vëllait dhe bashkëshortes së tiij.
 
Vrasja ndodhi me datën 23 dhjetor te ketij viti, kur gruaja Anila Keço goditi me thikë bashkëshortin e saj Valmir Keço. Ndonëse ai u dergua në spital, nuk mundi që t'i shpëtonte vdekjes për shkak të plagëve të marra në trup. Anila Keco është 34 vjeçare, ndërkohë që bashkëshorti i saj ishte 43 vjeç.
 
Dy fëmijët e çiftit nuk ishin në shtëpi në kohën e sulmit.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)