Vrau dhe groposi 16-vjeçarin për t’i grabitur Rolexin, Gjykata e Lezhës dënon burg përjetë Kristjan Cenajn

Vrau dhe groposi 16-vjeçarin për t’i grabitur Rolexin, Gjykata e Lezhës dënon burg përjetë Kristjan Cenajn

Gjykata e Lezhës ka dënuar me burgim te përjetshëm 32-vjecarin Kristjan Cenaj. I riu u gjet fajtor për vrasjen e groposjen e 16-vjeçarit Mariglen Gjonaj ne Mamurras. Vendimi u dha nga trupa gjykuese e kryesuar nga gjyqtari Aldi Kareco, ndërsa kjo mase dënimi ishte kërkuar dhe nga prokurori i çështjes Françesk Ganaj, i cili arriti të provojë përfshirjen e tij në krimin makaber.

Prokuroria kishte  kërkuar edhe “aplikimin e periudhës se sigurisë” qe nënkupton se “edhe pasi të bënte 35 vite burg të mos i jepej mundësia për lirim për kohë me kusht”, por kjo nuk është pranuar nga gjykata.

Avokati i familjarëve te viktimës Eduart Mullaraj u shpreh i kënaqur me vendimin, po kërkon zgjerim te hetimeve, pasi sipas tij në këtë krim janë të përfshirë dhe persona të tjerë.

Vrasja e adoleshentit ka ndodhur në vitin 2015, ndërsa Cenaj kishte qëllim grabitjen e adoleshentit, pasi ai mbante me vete një orë ROLEX.

SI.E./E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë