Vrau dhe groposi Kejsi Hysën në 2018, autori ekstradohet nga Italia pas 6 vitesh arrati! I dënuar me 30 vite burg

TIRANË- Pas 6 vitesh arrati, 52-vjeçari Agron Tufa iu është dorëzuar autoriteteve shqiptare për të vuajtuar dënimin me 30 vite burg për vrasjen e Kejsi Hysës në vitin 2018. Agron Tufa u arrestua në Itali në janar 2024, ndërsa sot u ekstradua nga autoritetet italiane në vendin tonë.

Ngjarja e rëndë e ndodhur në korrik të 2018 në Nikël të Krujës tronditi opinionin. Agron Tufa së bashku me Hysni Ramën vranë me armë zjarri 34-vjeçarin Kejsi Hysa dhe më pas i dogjën trupin e tij. Disa ditë më pas trupi i 34 vjeçarit u gjet i groposur në një parcelë buzë lumit në Nikël.

Në vitin 2021, Gjykata e Krujës e kishte dënuar Tufën me 30 vjet burgim, për vrasje me dashje të kryer në bashkëpunim dhe për armëmbajtje pa leje. 

Vrasja e Hysës ndodhi më 5 korrik 2018 brenda një parcele të mbjellë me hashash, ndërsa trupi i pajetë i të riut u gjet disa ditë më vonë. Atëherë policia arrestoi Hysni Ramën ndërsa nuk Agron Tufa arriti të largohej. 

Agron Tufa dhe viktima Kejsi Hysa

SI.E./E.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Zinua: 15/09/2024 11:46

    Cfare jane keto denime me 30 vjet per kete vrasje makaber ? Burgim te perjetshem pa te drejte apelimi per keta monstra , nuk ben phese ne rangun e njerezve ky , te egersirat e ka vendin

    Përgjigju
    • E verteta: 15/09/2024 14:16

      Ngaqe edhe viktima ishte njelloj si keta gjykata i ka favorizuar pak meqe hoqen nje kerme tjeter nga rruga.

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Presidenti ukrainas Zelensky: Kemi çdo shans për t'i dhënë fund luftës në 2025-ën

Presidenti ukrainas Zelensky: Kemi çdo shans për t'i dhënë fund luftës në 2025-ën