TIRANE- Efektivi i Shqiponjave, Novruz Cenalia u vra sepse po kryente detyrën që të ngarkon uniforma edhe pse ende nuk e kishte marrë shërbimin. Kjo zbulohet nga deshmia e plotë që Azgan Mërnica ka dhënë për grupin hetimor që gazetari i Shqiptarja.com dhe Report Tv, Sokol Dema ka arritur ta sigurojë. 

Atë mesditë si çdo ditë efektivi Cenalia kishte dalë nga shtëpia në fshatin Baltëz, ishte veshur me uniformë dhe po shkonte me makinë për të marrë detyrën kur në rrugicë ka parë Azgan Mërnicën që po ngiste makinën me shpejtësi dhe i ka bërë me dorë të ndalonte.

“Unë isha duke ikur me makinë nga qyteti në fshat. Kisha marrë makinën e dajës dhe do të çoja edhe nënën te daja. Isha shpejt dhe ndërkohë shkëmbehen me makinë me policin i cili shkonte nga fshati në qytet dhe pothuajse sa nuk u përplasa me të. Ai më bëri me shenjë ndalo. Kam zbritur nga makina, ka zbritur edhe ai nga makina, aty kemi bërë llafe. “Ku shkon ti me këtë shpejtësi?” Kur më bëri me dorë polici, mendova se më shau dhe u nxeha. Në momentin që ai u kthye të hipte në makinë, unë nxora pistoletën nga çanta dhe e qëllova në kokë nga pas"

Më pas 23 vjeçari ka treguar se ka shkuar tek banesa e dajës ku ka lënë makinën dhe është larguar për tu fshehur në pyll. 

"Pastaj shkova te daja, lashtë makinën atje. Dhe pastaj kam ecur nëpër fusha në këmbë, nëpër disa kanale. Kam qëndruar në këto kanale, duke lëvizur nëpër kanale për 48 orë.

Mbrëmjen e 15 majit kur ishte kthyer tek banesa e dajës, familjarët kanë nisur negociatat duke i kërkuar të dorëzohej pasi kishin frikë se mos do të ekzekutonte RENEA 

Në momentin që e shikoja që s’kisha ku shkoja dhe po më hahej dhe bukë se kishte 2 ditë pa bukë, shkova te shtëpia e dajës, dhe ata kishin njoftuar ndërkohë policinë se kishin hall se do më vriste RENEA, erdhën më mori një polic shefi i krimeve të Fierit dhe vajta në drejtori"

Para policisë 23 vjeçari nuk ka shfaqur asnjë pendesë për ekzekutimin me plumb në kokë të efektivit 28 vjeçar.

Nuk jam bërë pishman për çfarë kam bërë” mësohet të ketë thënë Mërnica.

Familjarët u kujdesën mbrëmjen e 15 majit të dokumentojnë vetëdorëzimi i tij nga fshati Dermenas ndërsa në video zërat duan ti japin mbështetje.

Si u vra efektivi i ‘Shqiponjave'?

Mesditën e 13 majit 2024 Azgan Mërnica po lëvizte me makinën e tij tip “Audi” ngjyrë blu bashkë me nënën, kur u shkëmbye me makinë me policin 28-vjeçar të “Shqiponjave”, Novruz Cenalia, në fshatin Baltëz të Fierit. Mjaftoi një debat që zgjati pak sekonda që të nxjerr armën dhe ta qëllojë me një plumb në kokë  duke e lënë të vdekur në vend. Menjëherë u nis me makinë, të cilën e la bashkë me nënën në shtëpinë e dajës dhe mori arratinë. 

RENEA 48 orë në kembë
Për 48 orë Azgan Mërnica u kërkua me qindra forca policie prej momentin që u bë vrasës. RENEA nuk la vend lëvizur në Sulaj dhe fshatërat përreth, por nuk e gjeti. Forca elitë, në orët e fundit kishte marrë urdhër të prerë për kapjen me çdo kusht të atij që vrau një polic, gjallë apo vdekur. Ky ultimatum dhe presion ndaj familjarëve mendohet se detyrua atë t’i dorëzohet policisë në orët e vona të 15 majit. Burime nga blutë thonë se në orët e fundit para vetëdorëzimit, rol kyç mendohet se ka dhënë dhe babai i tij.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:05
Vrasja e policit në Fier, Balla nga Kuvendi: Na duhet një politikë e re penale, drejtësia të japë dënim ekzemplar

 

Ministri i Brendshëm Taulant Balla, deklaroi sot në Kuvend nevojën për një politikë të re penale. 

Nxitur dhe nga ngjarja e fundit, kur Azgan Mërnica vrau efektivin e Shqiponjave Novruz Cenalia, pasi ky i fundit e kishte ndaluar se po ecte me shpejtësi, Balla tha se ndëshkimi për këdo që ngre dorë kundër punonjësit me uniformë, duke të jetë i ashpër. 

“Thirrja e punonjësit të Policisë është thirrje për t'u zbatuar. Kush nuk është dakord me urdhrin apo vendimin e punonjësit të Policisë, të marrë avokatin.  Kuvendi e ka bërë detyrën e vetë, se ka miratuar aktet ligjore. Na duhet të vendosim një standard të ri sa i përket autoritetit të punonjësit të Policisë së Shtetit. Ne, Kuvendi dhe qeveria e bashkë me shoqërinë, nuk duhet të pranojmë kurrsesi dhe raste ku përfshihen edhe deputetët kur shkojnë të shtyhen të fyejnë, të kërcënojnë, të kanosin me dhunë dhe duke vënë në rrezik jetën e punonjësve të Policisë së Shtetit. 

Është koha pra që të jepen shembuj konkret të zbatimit sipas germës dhe frymës së Kodit Penal duke vendosur një standard të ri, ndaj kujtdo që ngre dorë ndaj punonjësit të Policisë së Shtetit. Kjo duhet të ndodhë kudo, e pa asnjë hezitim.  I bëj thirrje drejtësisë ta hetojë me paanshmëri, ngjarjen e fundit dhe të japë një dënim ekzemplar. Na duhet një politikë e re penale, e cila të zërë vend në këtë drejtim dhe kam besim se sistemi i drejtësisë do ta bëjë”, tha ai. 

Ndër të tjera, kujtoi se një person që tregon mosbindje ndaj një punonjësi policie mund të dënohet deri në 7 vite burg

“Mosbindja ndaj urdhrave të ligjshëm punonjësve të Policisë së Shtetit përbën kundërvajtje penale, e cila për ata që nuk e dinë, nëse një punonjës policie të bën thirrje ose të kërkosh të largohesh, të mbash distancën mosbindja dënohet me burgim deri në 3 muaj; nëse e kundërshton punonjësin e policisë me qëllim për ta penguar atë për të kryer detyrën sipas ligjit, dënimi shkon deri në 1 vit burg; e kur kjo vepër kryhet në bashkëpunim ose duke ushtruar dhunë fizike ose më shumë se një herë, mund të dënohesh deri në 7 vite burg. I kemi shkruar dhe miratuar ne në Kod Penal, Kuvendi i Shqipërisë”, tha ai.

Ora 13:06
Ku shkon ti me këtë shpejtësi?! Mërnica tregon debatin me efektivin e Shqiponjave para se ta vriste: E qëllova në kokë nga pas

1715842566_asllanazganmernicanovruzcenalia.jpg

Azgan Mërnica tashmë ka pranuar se është ai autori i vrasjes së efektivit të Shqiponjave, Novruz Cenalia, madje nuk ka shfaqur asnjë pendesë për krimin.

Për grupin hetimor ka treguar se efektivi e kishte ndaluar pasi ishte me shpejtësi.

“Unë isha duke ikur me makinë nga qyteti në fshat. Kisha marrë makinën e dajës dhe do të çoja edhe nënën te daja. Isha shpejt dhe ndërkohë shkëmbehen me makinë me policin i cili shkonte nga fshati në qytet dhe pothuajse sa nuk u përplasa me të. Ai më bëri me shenjë ndalo. Kam zbritur nga makina, ka zbritur edhe ai nga makina, aty kemi bërë llafe. “Ku shkon ti me këtë shpejtësi?” Kur më bëri me dorë polici, mendova se më shau dhe u nxeha. Në momentin që ai u kthye të hipte në makinë, unë nxora pistoletën nga çanta dhe e qëllova në kokë nga pas.

Pastaj shkova te daja, lashtë makinën atje. Dhe pastaj kam ecur nëpër fusha në këmbë, nëpër disa kanale. Kam qëndruar në këto kanale, duke lëvizur nëpër kanale për 48 orë. Në momentin që e shikoja që s’kisha ku shkoja dhe po më hahej dhe bukë se kishte 2 ditë pa bukë, shkova te shtëpia e dajës, dhe ata kishin njoftuar ndërkohë policinë se kishin hall se do më vriste RENEA, erdhën më mori një polic shefi i krimeve të Fierit dhe vajta në drejtori