Personi që shihni në këto pamje është 73-vjeçari Veli Dervishi i cili nga kafazi i hekurt pranoi vrasjen e ish bashkëshortes së tij Shazivare Dervishi.

3 ditë pas krimit makabër autori i kësaj ngjarje ka folur për herë të parë para togave të zeza duke deklaruar se shkak për krimin ishin dyshimet e tij për tradhtinë në çift dhe konfliktet e pronës.

“Me Shazivaren kemi patur debate xhelozie prej vitit 1963 kur jemi martuar, prej 16 vitesh ishim të ndarë me vendim gjykate por jetonin bashkë për shkak të fëmijëve ndërsa kohët e fundit debatet ishin shtuar dhe për pronësinë mbi pronën në plazh, ambient në të cilin jetonim vetë dhe 2 dhoma i jepnim me qira.
 
Pasditen e 28 gushtit Shazivarja nisi të më ofendoje me fjalor banal dhe tentoi të më godasë me sëpatë, ja mora nga dora dhe s’mbaj mend çfarë veprimesh kreva, por e vrava”
.

Ishte kjo dëshmia e Veli Dervishit para Gjykatës së Krimeve të Rënda e cila në përfundim të seancës vendosi masën e sigurisë arrest me burg duke vlerësuar të ligjshëm arrestin e 73-vjeçarit.
 

Veli Dervishi dhe bashkëshortja e tij prej vitit 2000 ishin të ndarë ligjërisht por bashkëjetonin dhe pse ishin të divorcuar.

Sipas hetimeve të kryera rezulton se për krimin e 73-vjeçarit policinë e njoftuan fqinjët por në momentin kur ata kishin shkuar në banesë Veli Dervishi i kishte thënë se s’ka asgjë për tu shqetësuar dhe pse brenda shtëpisë kishte kufomën e Shazivares së vrarë.

Pak minuta pas largimit të uniformave blu ai flet me djalin e tij në telefon që ndodhej në Tiranë dhe mbrëmjen e 28 Gushti u vetëdorëzua në policinë e Kavajës ku dhe pranoi autorësinë e vrasjes së bashkëjetueses Shazivare Dervishi.

Dosja e Prokurorisë 
Gjykata per Krime te Renda pranoi kerkesen e Prokurorise per Krime te Renda dhe caktoi masen e sigurise "arrest ne burg" per shtetasin Veli Dervishi, i dyshuar se ka vrare ish-bashkeshorten, Shazivare Merja (Dervishi).

Ngjarja ka ndodhur ne banesen e tyre ne zonen e plazhit ne Golem, Bashkia Kavaje. Shtetasi Veli Dervishi ka qene duke debatuar per motive te dobeta me shtetasen Shazivare Merja (Dervishi) nga e cila edhe pse ishte divorcuar, bashkejtonte me te ne te njejten banese. Dy shtetasit po debatonin ne aneskin e jashtem te shtepsie dhe ne kete kohe aty nuk kishte njerez te tjere.

Gjate debatit shtetasi Veli Dervishi ka goditur bashkejetuesen e tij shtetasen Shazivare Merja (Dervishi) tre here me nje sopate nga pas kokes duke i shkaktuar asaj vdekjen e menjehershme. Me pas autori ka lene sopaten me te cilen kishte kryer krimin tek nje kove uji nga pas shtepise dhe ka dale tek veranda e shtepise se tij. Ne kete kohe njeri nga komshinjt, ka degjuar zhurmat dhe ka lajmeruar ne Stacionin e Policise Golem.

Patrulla e Policise ka ardhur tek banesa e shtetasit Veli Dervishi dhe ka marre kontakt me kete shtetas te cilin e ka pyetur nese ne kete zone ka patur ndonje konflikt . Shtetasi Veli Dervishi ka komunikuar ne telefon me djalin e tij, Arturin dhe i ka thene qe te shkonte urgjent ne Golem.

Arturi i cili ne ate kohe ka qene duke konsumuar nje kafe me shoket e tij eshte nisur menjehere ne drejtim te Golemit. Sapo ka ardhur Veliu (Dervishi) i ka treguar djalit te tij per çfare kishte bere dhe i kishte kerkuar qe te çonte tek Stacioni i Policise qe te dorezohej. Arturi nuk ka hyre fare tek aneksi ku ndodhej viktima por menjehere ka çuar babain e tij ne Stacionin e Policise ne Golem.
 

veli dervishi
veli dervishi
veli dervishi
(Veli Dervishi në gjykatë)

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com