TIRANE- Dy ditë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Greqi ku 34-vjeçari shqiptar masakroi gruan e tij me thikë, ka folur për media vëllai i tij, Fatbardh Lesi. Ky i fundit është shprehur se vëllai i tij me bashkëshorten greke kishin konflikte të vazhdueshme me njëri-tjetrin dhe se ishin në prag divorci.
“Dija që kishin konflikte të vazhdueshme me njëri-tjetrin por jo që vëllai im të arrinte deri në këtë pikë. Gjithashtu ata ishin edhe në prang divorci bashkë, kishin kohë që kishin nisur procedurat”, është shprehur vëllai i 34-vjeçarit që vrau bashkëshorten e tij 41-vjeçare. Po ashtu, Lesi është shprehur se kohët e fundit vëllai i tij ka shfaqur edhe shenja depresioni, për shkak se nëse divorcohej nga bashkëshortja e tij greke mund t’i merrnin fëmijët. “Ka shfaqur edhe shenja depresioni për shkak të frikës se mund t’i merrnin fëmijët pasi të divorcohej”, ka vijuar Fatbardh Lesi më tej.
“Nuk e besoj që vëllai im mund të ketë kryer një krim të tillë”, ka përfunduar ai. Ndërkohë, Fatbardhi i ka bërë thirrje vëllait të tij Klodjan Lesi që të dorëzojë djalin e tij të cilin e ka marrë me vete momentin kur u arratis nga policia. 34-vjeçari nga Rubiku, vrau me thikë bashkëshorten e tij mbrëmjen e së enjtes në prani të dy fëmijëve, përkatësisht të moshës 4 dhe 6 vjeç.
Vrasja
Vrasja e 41-vjeçares greke nga bashkëshorti i saj shqiptar ka tronditur opinionin publik në Greqi. Ndërsa kërkimet për 34-vjeçarin shqiptar Klodjan Lesi vazhdojnë edhe në kufi me Shqipërinë. Tërbimi i shqiptarit Lesi, ishte aq i madh saqë kishte thyer edhe thikën teksa ka vrarë gruan. Ai qëlloi 7 herë me thikë viktimën dhe goditja fatale ishte kur e goditi në kokë me forcë, aq sa thika u thye në kafkën e 41-vjeçares. Vrasja ka ndodhur në rajonin Halkidiki të Selanikut. Shqiptari 34-vjeçar mësohet se punonte në biznesin e familjes së gruas së tij. Pas njohjes ai ra në dashuri dhe u bashkuan në martesë, nga e cila patën dy fëmijë të moshës katër dhe gjashtë vjeç. Çarjet në marrëdhënie nisën disa muaj më parë, kur gruaja 41-vjeçare vendosi të tërhiqej nga martesa dhe e dëboi shqiptarin nga biznesi familjar. Ky vendim dyshohet se e ka tërbuar 34-vjeçarin.
Pasi e qëlloi 7 herë me thikë, ai u largua duke marrë me vete të birin katër vjeç. Fqinjët dëgjuan klithmat gjatë agonisë së gruas dhe lajmëruan policinë, por kur oficerët e parë arritën, e gjetën të vdekur. Mediat greke kanë shkruar se 34-vjeçari Klodjan Lesi është një figurë e njohur për policinë, pasi ai ka një të kaluar kriminale në rastet e trafikut apo shpërndarjes së drogës dhe për posedim të armëve. Nga hetimet e kryera mësohet se kur kreu vrasjen kishte ikur me taksi, duke marrë me vete fëmijën katër vjeç dhe, siç ka informuar policia greke Klodjani është parë për herë të fundit në autostradën Moudania të Selanikut. Ndërkohë, autoritetet greke kanë publikuar dy foto me të dhënat e shqiptarit të kërkuar për vrasjen e gruas dhe rrëmbimin e fëmijës.
Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 9 janar 2016
Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com