Vrau gruan, i ati i durrsakut: E kemi braktisur djalin, jam vetë baba i 6 fëmijëve jetimë

Vrau gruan, i ati i durrsakut: E kemi braktisur djalin, jam vetë baba i 6 fëmijëve jetimë

I ati i Çelnik Shahollit

Babai i Çelnik Shahollit, i cili vrau gruan e tij pak ditë më parë, ka bërë përgjegjës djalin e tij 42-vjeçar për krimin e rëndë. 81-vjeçari Zaim Shaholli shprehet se kur ka ndodhur ngjarja kriminale ka qenë në Korçë së bashku me të shoqen për t’u kujdesur për disa toka që kishin në Maliq.

I moshuari tha për Report Tv se djali i tij nuk kishte asnjë lloj zanati dhe nuk punonte, ndërsa nuk lejonte as gruan e tij, Ardiana Shaholli, prej një kohe të gjatë që të hynte në punë. Ai tregon se jetonte në një banesë me djalin dhe fëmijët e tij, ndërsa krimin e ka marrë vesh nga të afërmit në Maliq.

Sipas 81-vjeçarit, familja mbahej me të ardhura të pakta nga pensionet e dy prindërve të autorit të vrasjes, ndërsa më vonë ju është shtuar edhe rroga e ulët e gruas së këtij të fundit. Ai thekson se i ka kërkuar djalit të shkonte në Greqi për të punuar, por ai nuk e dëgjonte, duke vazhduar të pinte shumë alkool.

Pinte alkool dhe po të kishte mundësi ta thante të gjithë shishen. Grindej shpesh me gruan e tij, sidomos gjatë vitit të fundit. Gruaja e tij ishte shumë e mirë. Përpiqej me të gjitha mundësitë që të mbante shtëpinë.

Babai i Çelnik Shahollit

Në fund, ai thotë se e ka braktisur të birin dhe nuk do ta ndjekë në gjyq e më pas, duke shtuar se tashmë do të jetë ai baba për 6 fëmijët e mbetur jetimë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë