TIRANE-Është shtyrë në Gjykatën e Krimeve të Rënda seanca paraprake për Fadil Kasemin, i akuzuar për vrasjen e ish-gruas, gjyqtares Fildez Hafizi.

Seanca paraprake për të vlerësuar veprimet e prokuririsë sipas Kodit të ri penal. Prokuroria deklaron se  “Kasemi është i aftë mendërisht, nuk përfiton gjykim të shkurtuar”.

Kasemi është i akuzuar për armëmbajtje, vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare dhe rrezikon burg përjetë. Seanca e radhës në datë 15 janar. 

d.b/shqiptarja.com