Vrau ish-vjehrrin për prishjen e
fejesës, 23 vite e 4 muaj burg autorit

Prishja e fejesës mes vajzës së Lutfi Xhaferit dhe dhëndrit Altin Alukut, ka sjellë që ky i fundit në maj të këtij viti të hapë zjarr me kallashnikov në drejtim të ish-vjehrrit dhe vjehrrës së tij. 
 
Lutfi Xhaferi, 59 vjeç, dhe bashkëshortja e tij, Naime Xhaferri, 55 vjeç, mbeti e plagosur rëndë teksa ishin duke ecur në një nga rrugët e Kasharit.
 
Pas disa ditësh Policia e Tiranës mundi të arrestojë autorin e krimit shtetasin Altin Alukun dhe babanë e këtij të fundit Skënder Alukun,duke ngritur akuzën e “Vrasjes në rrethana cilësuese” dhe “Armëmbajtje pa lejë”.
 
Altin Aluku
*Altin Aluku

Një ditë më parë Gjykata e Tiranës ka deklaruar fajtor të pandehurin Aluku, duke e dënuar atë fillimisht me 35 vite burg por për shkak të gjykimit të shkurtuar ky dënim u reduktua në 23.4 vite burgim.
 
Ndërsa babai i tij Skënderi është dënuar nga gjykata me vetëm 600 mijë lek të vjetra. Shkak i vrasjes së Lutfi Xhaferit dhe plagosjes së gruas së tij, është bërë prishja e fejesës mes autorit të krimit dhe vajzës së të dëmtuarve.

Lutfi Xhaferri
*Lutfi Xhaferri

Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

El Clasico në finalen e Superkupës, Ancelotti: Na duhet ky trofe! Flick: Sfidë e madhe, Barça gati

El Clasico në finalen e Superkupës, Ancelotti: Na duhet ky trofe! Flick: Sfidë e madhe, Barça gati