Ish-kryeministri japonez Shinzo Abe u vra ditën e djeshme në një atentat teksa po mbante një fjalim elektoral. Policia arrestoi menjëherë në vendngjarje autorin e dyshuar 41-vjeçarin Tetsuya Yamagami.

"The Washington Post" raporton se autori 41-vjeçar e vrau ish-kryeministrin me një armë artizanale që e kishte bërë vetë dhe pjesët e së cilës i bleu në internet dhe kaloi muaj duke planifikuar sulmin, madje duke shkuar në fushatat e Abe.

Ai kishte planifikuar një sulm me bombë përpara këtij me armë, sipas transmetuesit publik NHK.


Lajmi kryesor:

SKEMA/ Ekzekutimi i ish-kryeministri japonez, si arriti autori të vepronte si 'i padukshëm' gjatë atentatit