Vrau katër policë, shtyhet seanca për Dritan Dajtin në gjykatën e Elbasanit! Merr pjesë nëpërmjet një video konference! Burgjet: Kemi frikë se arratiset

Edhe në seancën e kësaj të hënë, Dritan Dajti nuk ishte i pranishëm fizikisht në Gjykatën e Elbasanit. Pjesëmarrja e tij nga burgu i Peqinit u bë me anë të video konference. Për të njëjtat arsye edhe si herën e kaluar, Drejtoria e Burgjeve, ka refuzuar ta transportojë Dajtin për në gjykatë, pasi shërbimi policor i Burgjeve, përmes informacioneve sekrete ka dyshime se Dajti ka tendencë të arratiset nga burgu.

Kjo gjë ka ngjallur reagimin e avokatit mbrojtës, i cili ka deklaruar se mos realizimi i prezencës fizike të Dajtit në seancë, është jo normale, pasi aktualisht drejtoria e burgjeve dhe policia e shtetit ka një numër të lartë efektivesh.

‘Kam marrë njoftime të njëpasnjëshme nga gjykata për zhvillimin e kësaj seance. Asnjë njoftim i ngjashëm me të parin. Gjykata herë më thërret dhe herë kërkon videokonferencë. Gjykata të tregojë korrektësi në njoftimet e saj dhe unë të kem drejtësinë e munguar. Gjykata ka marrë parasysh urdhrin e drejtorisë së përgjithshme të burgjeve edhe pse ky institucion nuk është palë në këtë proces. Ligji parashikon pjesëmarrje e palës mbrojtëse, prokurorit dhe palës se interesuar (pra unë). Nëse ju nuk me pranoni në gjykate, në të ardhmen prokurorit i lind e drejta ta cilësojë procesin e pavlefshëm. Kërkoj mendimin e prokurorit te deklaruar. Pranon prokurori këtë mënyrë gjykimi qe keni vendosur ju, pa praninë time?’- u shpreh Dajti.

Byroja për mbrojtjen e të burgosurve ka paditur penalisht drejtorin e IEVP Peqin për “shpërdorim detyre” dhe “mbajtjen e padrejtë të dënuarit në burg”.

Dritan Dajti i dënuar për vrasjen e katër efektiveve të policisë dhe duhej të lirohej në 4 Korrik të këtij viti, por një vendim i Gjykatës së Lartë i marrë në 11 qershor 2024, vendosi të prishë dënimin me 25 vite burg ndaj tij dhe ta dënojë atë me burgim të përjetshëm.

Dajti, pretendon se vendimi i Gjykatës së Lartë, që mban datën 11 Qershor 2024, nuk është i formës së prerë dhe për pasojë nuk mund të shtrijë efektin për mbajtjen në qeli me masën e dënimit burgim të përjetshëm dhe për këtë ka kërkuar lirimin nga qelia sipas vendimit të mëparshëm. Seanca u shty për të vijuar më 23 korrik pas kërkesës së Dajtit për të depozituar  provat e tij para gjykatës.

Ndërkohë, avokati i tij është shprehur se mos realizimi i prezencës fizike të Dajtit në seancë, është jo normale, pasi aktualisht janë 3800 policë burgjesh dhe 6 mijë policë rendi në Shqipëri.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • jani: 15/07/2024 15:14

    ENVERI I RREGULLONTE KETA I CONTE NE LIRIM TE PERHERSHEM....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Hapësirat publike në plazhe, sipas jush janë:



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Rama pazar me Greqinë, që lejoi Belerin nga burgu të udhëtoj jashtë

Spahiu: Rama pazar me Greqinë, që lejoi Belerin nga burgu të udhëtoj jashtë