TIRANE - Kanë kaluar 5 muaj nga vrasja e kryekomisarit të Shijakut, Adem Tahiraj, por Gjykata e Krimeve të Rënda nuk ka mundur as sot të hapë seancën e planifikuar për procesin gjyqësor ndaj të pandehurit Ilir Xhakja.
Shkak për shtyrjen e gjyqit është bërë mungesa e Xhakjas, i cili nuk u paraqit në seancë por u përfaqësua nga avokati i tij mbrojtës Andi Duraj.
Avokati mbrojtësi i Xhakjas kërkoi nga trupi gjykues që të shtyjë seancën gjyqësore në një datë tjetër pasi sipas tij, i pandehuri ka të drejtën ekskluzive të pranojë gjykimin e shkurtuar dhe për aq kohë sa Ilir Xhakja nuk ndodhet në sallë ky gjykim nuk mund të vazhdojë.
Një kërkesë tjetër e mbrojtësit ishte dhe largimi nga trupi gjykues i dy anëtarë, Nertina Kosova dhe Liljana Bako me argumentin se këto dy anëtare e kanë gjykuar Xhakjen në një çështje tjetër gjyqësore dhe prezenca e tyre nuk është në përputhje me të drejtat e klientit të tij.
Ky pretendim u hodh poshtë nga trupi gjykues dhe u cilësua si një kërkesë joligjore nga përfaqësuesi i organit të akuzës kryeprokurori i Krimeve të Rënda, Eugen Beci.
Ndërsa seanca vazhdoi pa praninë e mediave duke marrë vendimin e shtyrjes për në datë 5 shkurt, si dhe pezullimin e afateve të paraburgimit për të pandehurin Xhakja.
Ilir Xhakja është autori i ekzekutimit me breshëri automatiku të shefit të komisariatit të Shijakut Adem Tahiraj rreth orës 18:00 të 13 shtatorit në vendin e quajtur Katund Sukth të Durrësit, gjatë një operacioni kontrolli për armëmbajtje pa leje.
Shefi i komisariatit të Shijakut po kryente kontrolle rutinë ndaj makinave të dyshimta, kur edhe ndaloi makinën e Ilir Xhakjas, i cili ka qëlluar nga brenda makinës duke e lënë të vdekur kryekomisar Tahiraj.
Redaksia online
(eç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com