Vrau kunatin një vit më parë në Itali, Apeli lë në burg 30-vjeçarin

Vrau kunatin një vit më parë në Itali, Apeli lë në burg 30-vjeçarin

Momenti i arrestimit

TIRANË- Gjykata e Apelit ka lënë në burg 30-vjeçarin Gëzim Gjini, i cili është në burg pasi akuzohet për vrasjen e kunatit të tij në Itali. Gëzim Gjini është arrestuar me qëllim ekstradimin në Itali, ndërsa kishte apeluar vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë në Lezhë për ta lënë në burg.

Mirëpo, Apeli e ka rrëzuar kërkesën e tij dhe 30-vjeçari do të vijojë të qëndrojë në burg deri në nisjen e procedurave të ekstradimit për në Itali.

Pas vrasjes së kunatit një vit më parë, Gjini ishte fshehur në Shqipëri dhe u arrestua më 12 gusht një kafene në aksin rrugor Lezhë-Milot. Ai ishte në kërkim nga autoritetet italiane për vrasjen e bashkëshortit të motrës së tij, në Rocca Priora, Itali, më datë 13 dhjetor 2022, në bashkëpunim me 2 të tjerë.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen