Vrau me armë vëllanë në Lushnjë pas konfliktit për tokën më 6 Mars, Prokuroria Fierit çon në gjyq 77-vjeçarin! Historia e konfliktit të pronësisë

Vrau me armë vëllanë në Lushnjë pas konfliktit për tokën më 6 Mars, Prokuroria Fierit çon në gjyq 77-vjeçarin! Historia e konfliktit të pronësisë

Nazif Musai, në momentin e arrestimit nga policia

Lushnjë- Krimi në familje i ndodhur më 6 mars të këtij viti në fshatin Çukas i Ri i Lushnjës, ku vëllai vrau me armë vëllanë pas një konflikti për një sipërfaqe toke, shkon në dyert e Gjykatës së Fierit për proces.

Prokuroria e Fierit mbylli hetimet dhe dërgoi në gjyq shtetasin Nazif Musai, 77 vjeç, në akuzë për ‘vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare’ dhe “mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Ai akuzohet se vrau me pistoletë Haziz Musain, 70 vjeç, i cili e sulmoi i pari me sëpatë pas sherrit për rrugën që kalonte në tokat e tyre, duke e plagosur.

“Nga hetimet e zhvilluara në kuadër të procedimit penal nr.379, të vitit 2024, rezultoi e provuar se në datë 6 mars 2024, rreth orës 08:00, në fshatin Çukas i Ri, Njësia Administrative Allkaj, Bashkia Lushnjë, ka pasur një konflikt fizik mes shtetasve N.M dhe A.M, vëllezër me njëri-tjetrin, lidhur me çështje pronësie”, thuhet në dosjen e organit të akuzës.

Krimi ndodhi në fshatin Çukës të Lushnjës, kur dy vëllezërit u përfshinë në konflikt për çështje pronësie. Shkak për sherrin që nisi me sëpata e përfundoi tek pistoleta, është bërë një sipërfaqe e vogël toke, e cila ndodhet mes dy shtëpive të vëllezërve Musai.

Burimet bëjnë të ditur se vëllezërit nuk kishin gjetur dakordësinë për ta përdorur këtë tokë si rrugë për të futur makinat në oborret e shtëpive.

Fillimisht Haziz Musai, 70-vjeç, ka goditur me sëpatë të vëllanë, Nazifin, 77-vjeç, duke i shkaktuar plagë në trup. Më pas 77-vjecari ka nxjerrë pistoletën dhe ka qëlluar në kokë vëllanë. 70-vjecari Haziz Musai u dërgua menjëherë në spitalin e Traumës, por nuk mundi t’u mbijetojë plagëve.

A.Q/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria çel negociatat për kapitullin e parë, integrohemi brenda 2030?



×

Lajmi i fundit

Solli emigrantët në portin e Shëngjin, momenti kur largohet anija ‘Libra’

Solli emigrantët në portin e Shëngjin, momenti kur largohet anija ‘Libra’