Vrau më thikë kunatin natën e Vitit të Ri pas debatit për mikpritjen e shqiptarëve, 20 vite burg  Klajdi Shundit

Vrau më thikë kunatin natën e Vitit të Ri pas debatit për mikpritjen e shqiptarëve, 20 vite burg  Klajdi Shundit

Klajdi Shundi dhe kunati i tij Vladimir Zvezhda

Me 20 vite burg është dënuar nga Gjykata e Tiranës, Klajdi Shundi, pas natës së Vitit të Ri për vrasjen e kunatit Vladimir Zvezhda pas një debati se cili prej qyteteve të tyre ishte më mikpritës.

Zanafilla e sherrit e cila përfundoi me vrasjen e Vladimir Zvezhdës nga kunati i tij, Klajdi Shundi natën e Vitit të Ri është një debat mes tyre për mikpritjen e shqiptarëve. Report Tv zbardhi dëshminë e mikut të Klajdi Shundit në polici i cili ka tregon dinamikën e ngjarjes. Ata kishin qenë në një festë dhe më pas po bisedonin se kush është më mikpritës, pogradecarët apo korçarët. Pasi kanë pirë disa gota verë, situata është nxehur dhe Klajdi i kërkoi kunatit që të mos ngrejë zërin në shtëpinë e tij.

Ngjarja e rëndë ndodhi natën e ndërrimit të viteve rreth orës 04:00 në lagjen ‘5 maji’ në Tiranë. Klajdi Shundi 34-vjeçar ka qëlluar me thikë kunatin e tij, Vladimir Zvezhda, i cili ka humbur jetën në spital. 

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 26/02/2022 01:35

    Pogradecaret jane me mikprites,sepse jane detyruar gjithemone te duronin korcaret qe nguleshin gjate gjithe veres,se per debore si luten Korces se kane dhe vete.Pogradecaret mireprisnin gjithe Shqiperine,por korcaret ishin afer dhe u jane bere si fere pogradecareve te shkrete,sidomos ne kohen e Enverit qe kishte dhe mungesa.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Vangjeli: Edhe Rama do ta votonte Gazmend Bardhin për kryetar të PD

Vangjeli: Edhe Rama do ta votonte Gazmend Bardhin për kryetar të PD