TIRANË-Interpol Tirana ka ekstraduar nga Italia një të dënuar me 18 vjet burg për një vrasje të kryer në vitin 1997.
Almir Haruni, 42 vjeç i lindur në Gramsh është dënuar nga Gjykata e Rrethit Gramsh me datë 09.07.2001 me 18 vjet burgim, për veprën penale, "Vrasjes" dhe “Armëmbajtjes pa leje”.
Haruni me datë 06.08.1997 rreth orës 21:30 në qytetin e Gramshit pas një sherri për motive të dobëta ka vrarë me armë zjarri shtetasin G. B.
Pas bashkëpunimit me homologët e Interpol Romës, në vitin 2007 është bërë e mundur të lokalizohet në Itali, pasi ishte arrestuar nga autoritetet italiane për veprën penale të “Trafikut të Drogës”.
I ekstraduari në Rinas i'u dorëzua autoriteteve të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.
Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com