Vrau 3 kushërinjtë në '93-shin, ekstradohet pas 5 vitesh nga Italia shqiptari i shumëkërkuar

Vrau 3 kushërinjtë në '93-shin, ekstradohet pas 5 vitesh nga Italia shqiptari i shumëkërkuar

Bardh Lula

Ekstradohet nga Italia Bardh Lula, i njohur dhe si Bardhyl Luli i cili në 1993 vrau 3 persona në Torovicë të Lezhës. Ekstradimi i tij nga Milano u krye dje, 21 maj 2024.\

Lula ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lezhë, me vendimin penal nr. 53, datë 04.09.1996, ndryshuar me vendimin Nr. 120 datë 25.01.2001 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë e ka dënuar këtë shtetas me 25 vjet burg, për veprat penale “Vrasje për interes kundër tre personave” dhe “Mbajtje pa leje të armëve të gjuetisë”, të parashikuara nga nenet 84/a/b i Kodit Penal të vjetër, nenit 3, paragrafi 3 i Kodit Penal të ri dhe 280 të K. Penall.

Më datë 12 qershor 1993, Lula vrau me arme zjarri në vendin e quajtur Kroi Denices, Torovice kushërinjtë Nikoll, Mark dhe Pal Luka.

Procesi i ekstradimit zgjati gati 5 vite.  Shqiptari Bardh Lula, u arrestua në 2019-ën në Itali dhe ishte i listuar në mesin e 33 personave më të kërkuar nga policia në qarkun e Lezhës, për masakrën e Torovicës, vrasjen e 3 kushërinjve për konflik pronësie.

Gjatë kohës së gjatë në arrati Bardh Lula jetonte me identitet të ndryshuar të një boshnjaku. 54-vjeçari është dënuar nga Gjykata e Lartë me 25 vjet burg, ndërsa tashmë iu dorëzua Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve në Shqipëri.

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria humb me Italinë, a ka shanse të kalojë grupin në Euro 2024?



×

Lajmi i fundit

FOTO me dron/ Fan Zone në sheshin Skëndërbej e mbushur plot, qindra tifozë ndoqën ndeshjen Shqipëri-Itali

FOTO me dron/ Fan Zone në sheshin Skëndërbej e mbushur plot, qindra tifozë ndoqën ndeshjen Shqipëri-Itali