Një 32 vjeçar i dënuar në Shqipëri me 25 vite burg për vrasje është kapur në Itali. Shqiptari Genc Pjetri ishte në kërkim për 12 vjet dhe figuronte  në listën e 100 të arratisurve më të rrezikshëm në listën e Interpolit pasi kishte vrarë Hilë Kolën një tjetër shqiptar për gjakmarrje

Pjetri u arrestua në qytetin e Romës, ku strehohej prej 12 vitesh. Policia italiane bën me dije se fillimisht ai u mundua t’i shmanget arrestit duke paraqitur gjeneralitete të rreme, por më pas u dorëzua dhe pranoi se ishte personi i kërkuar.

Vrasja
32 vjeçari ka rrëfyer në polici se ai është dënuar në vendin e origjinës me 25 vite burg për vrasje dhe për armëmbajtje pa leje raportojnë mediat Italiane Genc Pjetri kërkohej që nga viti 2003 pasi mësohet të këtë vrarë Hilë Kolën për hakëmarrje pas një grindjeje mes familjeve. Pas grindjes djali është arratisur duke mos lënë asnëj gjurmë për 12 vjet

Hetimet
Sipas mediave italiane, arrestimi i të shumëkërkuarit shqiptar erdhi falë disa informatave të vogla të marra nga efektivët e skuadrës “Flying”, për një person që kishte kryer një krim në vendlindjen e tij. Pas këtyre informacioneve, autoritetet italiane filluan hetimet nga një grup pune për kapjen e personaliteteve të kërkuar ndërkombëtarisht. Nën koordinimin e Zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm në Gjykatën e Apelit të Romës, dhe me mbështetjen e Shërbimit për Bashkëpunim Policor Ndërkombëtar, skuadra “Flying” ka qenë e mbledhur dhe analizuar informacionin brenda komunitetit shqiptar, Capitoline. Ndërkaq, mediat italiane theksojnë se hetuesit më parë kanë arritur të gjejnë ish shokun e 32-vjeçarit Genc Pjetri, i cili kohën kur ka ndodhur ngjarja në Shqipëri ka qenë i afërt me autorin. Fillimisht, hetuesit kanë ndjekur lëvizjet e shokut të të arrestuarit dhe në një kohë shumë të shkurtër arritën të identifikonin Mbrëmjen e datës 14 dhjetor, pas një mbikëqyrje të gjatë jashtë shtëpisë së identifikuar, agjentët italianë mësohet se e kanë parë 32-vjeçarin, i cili vinte me një makinë që mbante tre persona. Ndërkohë, 32-vjeçari ndodhet i burgosur në Itali, ku kanë nisur procedurat për të mundëruar ekstradimin e tij në Shqipëri për të vuajtur dënimin e tij për vrasjen e kryer në vitin 2003. 


Redaksia online
(s.m/shqiptarja.com)