Gjykata e Tiranës refuzon kërkesën për liri të ish-agjenti i SHISH, Marjan Rroku, që 15 vite më parë vrau me armën e shërbimit Alda Canaj studenten 20-vjeçare dhe mamanë e saj Mbarime Canaj.

Rroku kërkoi prishjen e dënimit me burg përjetë duke këkuar që procesi ndaj tij të ribëhej nga e para.

Por ka qenë gjyqtari Gerd Hoxha që ka refuzuar kërkesën e Rrokut duke lënë në fuqi dënimin me burg përjetë dhënë 14 vite më parë në vitin 2002.

Kërkesa e Marjan Rrokut u depozitua më 23 shtator 2016 dhe ish-shikasi kërkoi që ekzekutimi i dënimit dhënë në mungesë ndaj tij të shpallej i pavlefshëm.

Vetë Rroku i pranishëm në sallë ka kërkuar me fjalët, “Drejtësia të vihet në vend, pa qielli le të çahet”, rihapjen e gjyqit nga e para.

Por me refuzimin e kësaj kërkese në fuqi ndaj tij mbetet dënimi me burg përjetë.

Në 2001 Rroku vrau Alda Canajn e nënën e saj, Mbarime Canaj dhe pas krimit u arratis në SHBA, nga ku u arrestua e më pas ekstradua në Shqipëri, ku aktualisht vuan dënimin me burgim përjetë.

Redaksia Online
XH.K/shqiptarja.com