Vrau për gjakmarrje vëllain e vrasësit të babait, gjykata dënon me 8 vite burg 17-vjeçarin Florian Përvathi në Lezhë

Gjykata e Lezhës dënoni të hënën  me 8 vite burg, 17-vjeçarin Florian Përvathi, i cili në muajin janar të këtij viti vrau për gjakmarrje bashkëfshatarin e tij Lek Lekgjonaj.

I riu u gjet fajtor për veprat penale “Vrasje për gjakmarrje” dhe “Mbajtja pa leje mbajtja pa leje e armeve dhe municioneve luftarak”.

I konsideruar i mitur, pasi është nen 18-vjeç, ai u dënua me 12 vjet burg, maksimumin e parashikuar nga ligji për moshën. Por pwr shkak të gjykimit të shkurtuar dënimi u ul me 1/3 në 8 vjet. Të njëjtën masë dënimi kishte kërkuar edhe prokuroria e cila arriti  të provojë, bazuar në rrëfimin e autorit se 17-vjeçari e ka kryer krimin me paramendim për gjakmarrje, pasi vëllai i viktimës i kishte vrarë babanë në vitin 2009, kur ai ishte vetëm 4-vjeç.

I riu po ashtu pranoi ndërsa armën pistoletë e kishte siguruar në Shkodër rreth 1 vit para ngjarjes. Florian Përvathi ekzekutoi me armë zjarri bashkëfshatarin e tij Lek Lekgjonaj, mesditën e 24-janarit të këtij viti në fshatin Manati të Lezhës, sapo viktima kishte hyrë me makinë në oborrin e shtëpisë së vëllait të tij.

Menjëherë pas krimit ai u vetëdorëzua në polici duke pranuar autorësinë dhe treguar dhe motivet e ngjarjes.

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 12/10/2022 00:40

    Ky kete denim e ka pak,por edhe sikur te denohej /perjete/,nuk zgjidh gje.Mendesia e ketyre njerezve e kerkon qe gjaku duhet marre patjeter.Ndersa ky ka per te shijuar kovaleshencen ne burg,ndonje tjeter i pafajshem nga fisi i tij,ka per te ngrene plumbin,pastaj fisi i tij ka per t'u hakmarre dhe ketij do t'i duhet te prese rradhen per ne varreza.Nuk behet asgje nga shteti per ndryshimin e mendesise.Perpjekje ka me /falje gjaku/,por kjo shumicen e rasteve deshton dhe behet vetem pasi ka ndodhur tragjedia.Duhet edukim parandalues,duhet qe njerezit me te afert,gjysher,nena,vellezer,te aferm duhet te edukojne veten dhe femijet qe te mos hakmerren,qe gjakmarrja krim,qe eshte e gabuar.Dikush mund te thote qe eshte dhe presioni i shoqerise,por jo gjithemone.Ketij djali, babain ja vrane kur ishte 4 vjec.Cfare kupton nje 4 vjecar nga gjakmarrja? Familja e fisi kane qene te paret qe ka degjuar,pastaj shoqeria.13 vjet ka bere kursin e urrejtjes e obsesionit per t'u hakmarre.<<Mesuesit>> dihet kush jane,ata duhet te ishin ne te njejten banke te akuzuarish me te,bile duhet te denoheshin me ashper,per mbajtjen gjalle te urrejtjes dhe nocionit te hakmarrjes te ky femije,te ky adoleshent.

    Përgjigju
  • Koli: 11/10/2022 11:01

    Po pra 17 vjec gjynah....po' armen e Ka perdorur me mire si se nje 27 vjecar...a ky shtet Ka marre fund

    Përgjigju
  • Den: 11/10/2022 10:16

    Me krahe te lehta,kalojne shpejt Dhe mos qendro me aty ,largohu dhe nderto jeten nga e para dhe mos e kthe koken me mbrapa

    Përgjigju
    • Spartan: 11/10/2022 10:58

      Po Pra azil politik ky pas 4 viteve del..ja llogarisin dite nate... rrofte demokracia...ta dhjefsha demokracine

  • Ligji: 11/10/2022 09:58

    Sa bukur gjykata dhe prokuroria. Se shpejti do te kemi nje vrases gjakftohte rrugeve dhe nje histoti gjakmarrje qe sdo mbaroje kurre. 35 vite eshte denimi per vrasje gjakmarrjeje dhe keta i kepusin dhe nje gjykim te shkurtuar. Bravo

    Përgjigju
  • asolingo: 11/10/2022 09:49

    Gjithe bota ecen perpara,nje pjese e shqiptareve jane me mendime anadollake.Çfare fitoi ky qe vrau,thjesht e prete nje jete sketerre dhe me friken se nje moment mund te vrasin ate apo dike tjeter ne rethin familjar.Le tja leme ne dore drejtesise,dhe jo me veprime individuale.N.q.s drejtesia nuk funksionon atehere te kendojme kengen:o djem rembeni pushken,ja vdekje ja liri.

    Përgjigju
    • Koli: 11/10/2022 10:57

      Po prandaj them une qe gjakmarrja eshte nga anadolli...jo thone e Ka veriu lek Dukagjinit epo mire...une pi Fanta.

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë