Vrau prindërit, flet djali: S'më
dhanë para për të ikur në Itali

Vrau prindërit, flet djali: S'më<br />dhanë para për të ikur në Itali
Leonard Nika, 29-vjeç, ka dëshmuar përpara grupit hetimor të policisë arsyet që e çuan atë të vrasë nënën dhe babin e tij, Ali e Junie Nika, një ditë më parë në zonën e Xhafzotajt, në Durrës. 

Burime pranë policisë bëjnë të ditur se autori ndodhet në gjendje të rëndë psikologjike, ndërsa herë pas here shfaq haluçinacione. 

Përpara hetuesve ai ka thënë se ka pasur debate me familjarët, pasi u kishte kërkuar para për të ikur drejt Italisë, nga ku ishte kthyer tre ditë më parë.

I qëlloi me çifte brenda në shtëpi
Refuzimit të prindërve, 29-vjeçari i është përgjigjur duke marrë çiften me të cilën i qëlloi për vdekje në derën e shtëpisë. 

U kam kërkuar para për të ikur në Itali, por nuk e mbaj mend sesi kam qëlluar mbi ta. Kam qenë në gjendje të rënduar psikologjike. S'mbaj mend asgjë”, ka thënë ai përpara bluve.

leo nika
(Autori i krimit të dyfishtë, Leo Nika, 29-vjeç)

Burime nga policia bëjnë të ditur gjithashtu se Leonard Nika është arrestuar nga policia pak minuta pas krimit në gjendje të dehur, teksa po përpiqej të largohej.

Mësohet se ai vuante edhe nga depresioni pasi prej një kohe të gjatë kurohej me medikamente. 

viktimat durres
(Viktimat, Junije Nika dhe Ali Nika)

Arrest me burg për 29-vjeçarin Leonard Nika
Prokuroria e Krimeve të Rënda dërgon në gjykatë kërkesën për caktimin e masës së sigurisë arrest me burg për 29- vjeçarin nga Durrësi, Leonard Nika i cili një ditë më parë ekzekutoi me armë prindërit e tij.
 
Krimi makabër ndodhi në Xhafzotaj të Durrësit, ndërsa Krimet e Rënda kanë kërkuar që i riu t'i nënshtrohet dhe ekspertizës psiqike për të parë nëse ka apo jo probleme mendore.
 
Para hetuesve 29- vjeçari ende s’ka dhënë një arsye se përse kreu krimin ndërsa mësohet se ai ka pranuar ngjarjen duke mos shfaqur pendesë.

Krimi brenda familjes dje në Durrës
Krimi brenda familjes tronditi dje Durrësin, djali vret nënën dhe babain. 

Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 08:00 të mëngjesit të djeshëm në zonën e njohur si Xhafzotaj.

Ali dhe Jenije Nika, të dy 75-vjeç, me origjinë nga Dibra, janë qëlluar për vdekje me armë gjahu çifte nga djali i tyre Leo Nika, 32-vjeç. 

Shkak për krimin dyshohet të ketë qenë një debat mes dy prindërve dhe djalit të tyre i cili mësohet të ketë qenë i dehur. Ai ka qëlluar disa herë mbi dy prindërit, duke i lënë të vdekur në vend.

Dy të moshuarit janë gjetur nga policia në derën e shtëpisë të gjakosur, ndërsa 100 metra larg vendit të krimit është arrestuar autori si dhe u sekuestrua arma e krimit.

Çifti kishte 6 fëmijë, katër vajza dhe dy djem, ndërkohë që pesë prej tyre jetojnë jashtë vendit, ndërsa me prindërit jetonte vetëm Leo Nika. 

Policia arrestoi vetëm pak minuta pas ngjarjes autorin e krimit i cili në momentin që mbërritën blutë ishte vetëm 100 m larg viktimave. 

Çifti kishte gjashtë fëmijë, katër vajza dhe dy djem, ndërkohë që të gjithë jetojnë jashtë vendit. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Hani i Hotit/ I dënuar me 4 vite burg nga drejtësia polake, kapet 61-vjeçari me qëllim ekstradimin (EMRI)

Hani i Hotit/ I dënuar me 4 vite burg nga drejtësia polake, kapet 61-vjeçari me qëllim ekstradimin (EMRI)