Gjykata e Krimeve të Rënda në Tiranë ka kërkuar ekspertizë mendore për Leonard Nika, i cili mëngjesin e ditës së enjte, vrau në derën e shtëpisë dy prindërit e tij Ali Nika, 70 vjeç dhe nënën e tij, Jenije Nika, 66 vjeç.
Gjithashtu, Gjykata ka caktuar edhe masën e sigurisë, arrest me burg për 60 ditë për 29-vjeçarin.
Autori i krimi ka rrëfyer para policisë se ka debatuar me prindërit e tij pasi ata nuk i jepnin para për t’u rikthyer në Itali, nga ku kishte ardhur 2 ditë para ngjarjes.
Gjithashtu në polici Nika ka deklaruar se nuk e mban mend se e ka marrë armën e gjahut dhe ka qëlluar mbi prindërit e tij.
29-vjeçari në momentin e arrestimit nga policia është gjetur në gjendje të rënduar psikologjike si dhe i dehur.
Që prej kthimit nga Italia, Nika kurohej për probleme të shëndetit mendor.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com