Gjykata e Shkodrës ka vendosur “arrest me burg” për Ilir Hoxhën pasi në datën 5 tetor 2014 40-vjeçari vrau me 10 plumba Dedë Xhakaj. Para togave të zeza, autori i vrasjes tha se e kishte vrarë Dedë Xhakaj pasi ky i fundit e kishte fyer rëndë. Hoxha ka thënë se 50-vjeçarin ka punuar për të, por më pas e kishte pushuar nga puna.
Dëshmitarët e shumë në vendin e ngjarjes kanë treguar se, 50-vjeçari u ndesh në treg me Ilir Hoxhën dhe nisën të debatonin me njëri-tjetrin. Në debat e sipër, 40-vjeçari ka nxjerrë nga brezi pistoletën dhe ka qëlluar në drejtim të tij me 10 plumba duke e lënë të vdekur në vend.
Ilir Hoxha u arrestua në banesën e tij pa bërë rezistencë ndaj uniformave blu. Burime nga grupi hetimor bëjnë të ditur se viktima dhe autori kishin punuar së-bashku në ndërtim, ndërsa 50-vjeçari e kishte ndërprerë punën me Hoxhën. Ky i fundit i kishte mbetur atij borxh një sasi parash, teksa pas kësaj kishin nisur edhe konfliktet verbale më njëri-tjetrin.
Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO