Presidenti i Italisë, Sergio Mattarella ka firmosur dekret për falje të pjesshme të Antonio Monella, i cili u dënua me gjashtë vite e dy muaj burg për vrasjen e shqiptarit, Ervis Hoxha.

Ngjarja ndodhi në vitin 2006, ku shqiptari u vrarë gjatë një tentative grabitjeje. Ndërsa Monella u dënua për vrasje në vitin 2012.

Amnistia e firmosur nga presidenti do të thotë se, Monellas i mbeten më pak se tre vite burg për të kryer që do të thotë se i lind e drejta për të kërkuar liri me kusht.

Monella qëlloi për vdekje 19-vjeçarin pasi ai hyri në kopshtin e shtëpisë së tij në përpjekje për të vjedhur makinën e tij Mercedes. Nga ballkoni i banesës ai e qëlloi shqiptarin dy herë.

Redaksia Online
(f.s/shqiparja