TIRANE - 17 vjet pas vrasjes në bashkëpunim të dy personave në vitet e “rrëmujës” në 1997, ekstradohet në Shqipëri Ardian Braho. 41-vjeçari nga Hormova e Tepelenës ishte arrestuar në Athinë të Greqisë më 27 Shkurt të këtij viti.
Në Korrik të 1997-ës në fshatin Zaje të Gjirokasteës, i ekstraduari Ardian Braho së bashku me Karafil Beqirin, vodhën me armë dhe më tej vranë taksistin Vladimir Xh. Dhe pasagjerin Foto P.
Në Maj të 2005-ës ai është dënuar me 20 vjet nga Gjykata e Gjirokastrës për “Vjedhje të dyfishtë me armë, me pasojë vdekjen e kryer në bashkëpunim“, si dhe “Armëmbajtjes pa leje” .
Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol Athinen, Braho, u arrestuar në territorin grek, me qëllime ekstradimi drejt vendit tonë dhë këtë të Hënë iu dorëzua përfaqësuesve të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve në aeroportin “Nënë Tereza“ në Rinas.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com