MAL I ZI- 28-vjeçari Ilir Gjokaj, i dyshuar për vrasjen e të fejuarës së tij, 19-vjeçares shqiptare Sheila Bakija, gjyshes dhe plagosjes së babait të saj është vetëdorëzuar në polici. Pas krimit Tuz, Gjokaj u arratis dhe u fsheh që nga 30 shtatori, ndërkohë që u vetdorëzua në orët e vona të së dielës.
Më 26 gusht, e fejuara e tij bëri kallëzim në polici se Gjokaj po e kërcënonte, por ai vetëm u gjobit dhe nuk u dënua. Sipas raportit, Gjokaj e kërcënoi atë në shtëpinë e prindërve të saj, duke i thënë se "as në qiell as në tokë nuk do të jesh me dikë tjetër".
"Gjaku do të derdhet për këtë çështje, jeta juaj është në duart e mia," mësohet të ketë thënë Gjokaj, raportojnë mediat lokale. Ndërsa nuk bëhet të ditura detaje të reja lidhur me dëshminë e tij në polici pas vrasjes.
Qyteti shqiptar në Malin e zi, Tuzi, u trondit pak ditë më parë nga vrasja e Shejla Bakija, 19-vjeç, nga partneri i saj.
Autori Ilir Gjokaj shkoi në banesën e familjes së Shejla Bakijas, duke qëlluar me breshëri arme këdo që i doli përpara. Plumbat i morën jetën 18-vjeçares Shejla Bakija, gjyshes së saj, ndërsa mbeti i plagosur rëndë babi i vajzës.
Ndërkohë që reagimet për këtë ngjarje në rrjetet sociale kanë qenë të shumta, ku po qarkullon fotoja e viktimës dhe një mesazhi shkruar në vetën e parë për të.
M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
26 Mars, 08:02
Sa të rëndësishme janë zgjedhjet e 11 majit për integrimin në BE?
-
Shumë
73.8%
-
Pak
19.5%
-
Nuk kam mendim
6.7%
Vota total: 523
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Organizata për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim, raporti: Shqiptarët, më 'dembelët' në rajon
11 Mars, 08:13
-
Shkodër/ Policia shqiptare dhe ajo malazeze shpëtojnë nga mbytja 2 turiste kroate
10 Mars, 22:40
-
Tragjedia në Cetinje, studentët kërkojnë sërish dorëheqjen e zyrtarëve të shtetit
13 Shkurt, 18:49
-
Mali i Zi, intesifikohen protestat e studentëve
8 Shkurt, 19:39
-
Shqipëria në vitin 2024 me numrin më të ulët në Ballkan të azilkërkuesve të huaj
4 Shkurt, 15:02
-
Mali i Zi/ Dyqanet pa konusmatorë prej çmimeve të larta
1 Shkurt, 13:54
-
‘Vendi më i përparuar në negociatat e pranimit’, Marta Kos misionin e parë në Ballkanin Perëndimor e nis me vizitë në Mal të Zi
16 Janar, 13:40
-
Masakra me 12 viktima, malazezët protestojnë para qeverisë, kërkojnë përgjegjësi për tragjedinë
3 Janar, 21:15
-
Ministria e Jashtme reagon për tragjeditë në Mal të Zi dhe SHBA: Ngushëllimet tona më të thella për familjet e të gjitha viktimave
2 Janar, 14:35
-
Opozita në Malin e Zi si ajo në Shqipëri, deputetët hedhin tymuese në komision pas debatit për anëtarët e Gjykatës Kushtetuese
18 Dhjetor 2024, 12:48
-
Kreu i SPAK dhe Kryeprokurori Special i Malit të Zi nënshkruajnë Memorandum Bashkëpunimi
17 Dhjetor 2024, 18:36
-
Monumenti i Gjergj Kastriotit vendoset edhe në Tuz të Malit të Zi
28 Nëntor 2024, 21:55