Sokol Mjacaj është shfaqur i përlotur ndërsa ka kërkuar mëshirë përpara trupit gjykues.
Në dëshminë e tij përpara togave të zeza mes lotëve Mjacaj ka deklaruar se kishte dalë me qëllim për të kryer grabitje por jo për të vrarë kënd.
Sipas tij, vrasja e Michael Svatos ka ndodhur nga frika se ky i fundit do i rrëmbente armën dhe do qëllonte ndaj tij, ndërsa Ana Anna Kosinoven e ka qëlluar aksidentalisht dhe pa dashje.

(Sokol Mjacaj i përlotur gjatë seancës së sotme gjyqësore)
Në seancën e radhës ku janë pyetur dëshmitarët, Sokol Mjacaj në dëshminë e tij ka treguar se ditën e ngjarjes ka qenë i vetëm në banesë dhe kishte vendosur për të dalë në rrugë së bashku me armën e krimit kallashnikovin, për të kryer ndonjë grabitje pasi nuk kishin te ardhura.
Mjacaj ka deklaruar se ka pritur 2 orë derisa ka mbërritur automjeti i turistëve çek, në këtë moment u ka dalë përpara dhe u ka kërkuar që ta merrnin me vete drejt Shkodrës por viktima Michael Svatos nuk ka pranuar. Duke parë reagimin e tij Mjacaj ka qëlluar disa herë në ajër dhe u është futur brenda makinës me forcë, ku edhe u ka marrë celularin për të mos njoftuar policinë.
Gjatë rrugës Mjacaj ka deklaruar se në kokën e Michael Svatos ka mbajtur gjithë rrugën kallashnikovin por me të dalë në asfalt pranë Urës së Shtrenjtë sipas Mjacajt, ceku diçka i ka folur pasagjeres Anaa Kosinoves dhe kjo e fundit ka lidhur rripin e sigurimit, ndërsa Svatos i ka dhënë shpejtësi fuoristradës dhe pas disa metrave ka frenuar, nga frika Mjacaj ka deklaruar se ka qëlluar me breshëri në drejtim të Svatos dhe pa dashje ka ekzektuuar edhe Ana Kosinovën. Më pas Mjacaj është larguar nga vendi i ngjarjes nga një kalimtarë të cilit i ka kërkuar ta merrte me vete në motor.
Sipas Mjacajt, ky i fundit kishte si qëllim vetëm t’i grabiste dhe t’i linte të lirë pranë Urës së Mesit dhe jo t’i vriste. Gjatë senacës gjyqësore trupi gjykues i ka kërkuar prokurorisë nisjen e hetimeve për një dëshmitare, konkretisht Pëllumb Hilën i cili sipas togave të zeza ka ndryshuar dëshminë në gjykatë. Tashmë pritet që prokuroria të janë edhe konkluzionet përfundimtare për Sokol Mjacajn, i cili akuzohet për kryerjen e veprave penale të vjedhjes me pasoje vdekjen dhe mbajtjes pa leje të armëve luftarake dhe municionit.

(Sokol Mjacaj sot në seancën e radhës në Gjykatë) FOTO
Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

FOTO