Gjykata e Krimeve të Rënda ka lënë në burg babain vrasës Kujtim Ibraj që vrau me thikë vajzën e tij 17 vjeç. Pas shqyrtimit të cështjes kjo gjykatë ka vendosur masën arrest me burg për 57-vjeçarin.

Ibraj vrau vajzën Elidona Ibraj dhe plagosi vajzën tjetër 22 vjeç Esmeraldën e cila është e fejuar, Në dëshminë e saj  para oficerëve se ndërhyri për të ndihmuar motrën e saj Elidonën të cilën babai po e dhunonte me armë të ftohtë. Por në këtë moment - rrëfen ajo - babai ju kthye duke e qëlluar edhe atë me thikë.

Gjatë dëshmisë së saj në gjykatë mësohet se Ibraj të jetë shprehur i penduar duke ja lënë fajin e ngjarjes të qënurit nën efektin e alkolit.

Mbrëmjen e së premtes Kujtim Ibra qëlloi me thikë dy vajzat e tij, pak pasi kishte mbërritur në shtëpi në gjendje të dehur. Ngjarja ndodhi në sy të nënës së vajzave, në banesën ne rrugen pas Spitalit te Traumes ku çifti jeton edhe pse ishin të ndarë.  Burime nga policia sqaruan për Shqiptarja.com se Kujtim Ibra kërcënoi se do të vriste me thikë edhe bashkëshorten e tij.

Redaksia online
(s.m/shqiptarja.com)