TIRANE- Pasi ka pranuar vrasjen e vajzës së tij, 21-vjeçare, hetimin për Doksan Dushkun, 69 vjeç e ka marrë në dorë Prokuroria e Krimeve të Rënda, pasi krimi në familja i ka kaluar për kompetencë këtij institucioni. Doksan Dushku, i akuzuar për vrasjen e vajzës së tij 21-vjeçare, Fatmira Dushku është vënë në pranga mbrëmjen e dy ditëve më parë nga policia e Dibrës. Dushku, banorë i fshatit Sllatinë, gjatë marrjes në polici ka pranuar se ka vrarë fëmijën e tij.
E gjithë ngjarja mësohet se, ka ndodhur për shkak se, vajza e tij ishte shtatzënë në muajin e 5-të dhe nuk ishte e martuar. Policia bllokoi arkëmortin me trupin e pajetë të një 21-vjeçareje, para se të varrosej, pas informacioneve se vajza që do të varrosej nuk kishte vdekur aksidentalisht, por ishte vrarë nga njerëzit e familjes. Pas autopsisë, ka rezultuar se mbi vajzën është qëlluar me breshëri. Në trupin e Fatmira Dushkut janë shquar tetë plagë. Mësohet se e ndjera është fëmija i dytë i një familjeje me katër fëmijë.
Policia dyshon se aktin e rëndë e ka kryer i ati i saj, por në fokusin e dyshimeve është edhe vëllai i saj dy vite më i madh, i cili është shoqëruar dhe marrë në pyetje por ende nuk është marrë një vendim për arrestimin apo jo të tij. Fatmira Dushku, 21 vjeç, dyshohet se është vrarë përgjatë orëve të para të ditës së djeshme, ndërkohë që dyshimet si shkak i vrasjes lidhen me një histori dashurie të Fatmirës dhe dyshohet se ajo ishte shtatzënë në muajin e pestë.
Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 30 maj 2014Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?
-
Po
63.6%
-
Jo
29.6%
-
Nuk e di
6.8%
Vota total: 4129
Lajme të tjera
-
3 këshilla për të dalë nga situata 'mbytëse'
5 Maj, 22:37
-
Ngjarja e rëndë në Shkodër, ministrja Koçiu: Dhuna e depresioni, sfida që shoqëria mund t’i fitojë vetëm përmes solidaritetit
5 Maj, 22:11
-
VIDEOLAJM/ Tirana si pikënisja e tureve turistike
5 Maj, 21:57
-
Mali i Zi dhe procesi i integrimeve europiane
5 Maj, 21:46
-
Mero Baze: Po sikur Ylli Rakipi mos ta kishte bërë atë deklaratën për Shkëlzenin?
5 Maj, 21:21
-
5 Maj, kush na ka gënjyer për numrin e dëshmorëve të pas Luftës së 2 Botërore? Sot në emisioni Esencë, Report Tv
5 Maj, 21:10
-
Vrau 'Benzemanë' e Irakut, gazetari: Shqiptari i shpëton dënimit me vdekje
5 Maj, 21:06
-
'Tirana pa makina', qytetarët gjallërojnë qytetin: Atmosferë feste me këto zbukurimet
5 Maj, 21:00
-
1.6 milionë fansa në koncertin e Madonës në Rio De Zhaneiro, këngëtarja shënon rekordin e saj
5 Maj, 20:47
-
'Për herë të parë në det', Arbër Hajdari publikon foton me të bijën në plazh
5 Maj, 20:24
-
VIDEO/ Aksidentohen tre automjete në autostradën Rrogozhinë-Lushnje, 'Range Roveri' fluturon në karburant
5 Maj, 20:03
-
Shkodër/ U hodh në Bunë me 3 fëmijët, vijojnë edhe gjatë natës kërkimet për gjetjen e trupit të nënës e 2 fëmijëve, banorët e zonës dalin me varka
5 Maj, 19:49