Të paktën  gjashtë ushtarë amerikanë janë vrarë nga një sulm kamikaz afër bazës ajrore ushtarake Bagram në Afganistan. Ushtarët u vunë në qendër të sulmit pasi kaluan përmes një fshati në bazën ajrore të Bagramit, më e madhja e Shteteve të Bashkuara në Afganistan, bëjnë të ditur zyrtarë të NATO-s dhe ata afganë.