Një shqiptarë i Maqedonisë është qëlluar me armë brenda ambienteve të restorantit të tij në Strugë.

Sulmi ka ndodhur rreth orës 17:00 në plazhin Aqua- Bluskaj në qendër të qytetit, ku viktimë mbeti Dilaver Bojku.

Me lëndime të rënda, Bojku është transferuar në spital, por nuk ka arritur ti mbijetojë plagëve të marra.

Dilaver Bojku ishte një emër i njohur për autoritetet maqedonase, pasi në vitin 2003 ai është arrestuar për biznese të dyshimta.

Pasi ka punuar në Zvicër mësohet  se Bojku ka hapur klube nate, ku janë ofruar edhe shërbime joligjore pothuajse në të gjitha qytetet më të mëdha, si në Shkup, Ohër, Strugë, Gostivar, Manastir, si dhe në disa fshatra. 
bojku
 (Dilaver Bojku i vrarë në Strugë)

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com