TIRANE- Një kufomë e seksit mashkull është gjendur në ujërat e lumit Vjosë. Dyshimet flasin për një vrasje të mundshme pasi në momentin e gjetjes së trupit të pajetë, është konstatuar se ai kishte një plagë në kokë, dhe ishte i mbështjellë me një rrjetë peshkimi. Sipas policisë trupi i pajetë është gjetur buzë lumit Vjosa, poshtë urës së Poçemit në Mallakastër. Viktima është gjetur nga një banor i zones, i cili ka lajmëruar policinë e cila pasi ka arritur në vendngjarje ka bërë të mundur nxjerrjen e trupit të pajetë nga lumi.

Sipas policisë, kufoma është gjetur e lidhur me dy fije balestre, që të mund të peshonin për fundosjen e trupit në thellësi të ujit. Sipas policisë, kufoma mund të ketë një moshë 40-vjeç dhe është qëlluar në kokë, është lidhur dhe më pas është hedhur në lumë për të humbur gjurmët e krimit. Dyshimet flasin se viktima është shtetasi me inicialet R.N nga Vlora, dhe identifikimi pritet të bëhet nga një grua e cila ka bërë kallëzim për zhdukjen e bashkëshortit të saj që nga 26 marsi i këtij viti.

Shkrimi u publikua sot (2.04.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)