Vritet me 13 plumba 51-vjeçari
Vrasje pas vendimeve të pafajësisë

FIER – Ngjarja e sotme e ndodhur në Fier, ku një 51-vjeçar është vrarë me armë zjarri, dyshohet se ka ndodhur për hakmarrje. Sipas policisë së Fierit, autori dyshohet se është Eni Veshi i shpallur në kërkim, me të cilin familja Ymeraj ka pasur konflikte të hershme. Edhe kësaj here disa vendime të gjyqësorit, duke mos vendosur drejtësinë në vend, kanë sjellë vijimin e përplasjeve mes dy familjeve.
 
Në datë 10.08.2010 shtetasi Eni Veshi dhe shtetasi Lorenc Buzi kanë tentuar të vrasin shtetasin Juljan Ymeraj (djali i viktimës Agron Ymeraj).
 
Për këtë tentativë vrasje, ata janë dënuar me kusht.
 
Në datë 31.08.2011 shtetasi Juljan Ymeraj dhe vëllai i tij dyshohen se kanë vrarë shtetasin Koli Veshi dhe kanë tentuar të vrasin djalin e tij, shtetasin Eni Veshi.
 
Për këtë ngjarje janë arrestuar si autorë të dyshuar Juliani dhe i vëllai, por me vendim nr. 304 datë 30.09.2013 të Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, janë deklaruar të pafajshëm dhe janë liruar, ndërsa Prokuroria ka kërkuar për secilin prej të dyshuarve nga 25 vjet burg.
Ky vendim është apeluar nga Prokuroria e Rrethit Fier.
 
Janë duke u kryer veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje për të cilën ka të dhëna se si autor i dyshuar i saj është shtetasi Eni Veshi.

EKZEKUTOHET ME 13 PLUMBA 51-VJECARI
Një biznesmen është ekzektuar në një atentat mafioz në orët e para të mëngjesit të së premtes në qytetin e Fierit.

Agron Ymeraj 51-vjeç pronar i një rrjeti dyqanesh hidrosanitare është qëlluar më brëshëri automatiku sapo ka hipur në automjetin e tij tip Audi me targa AA 758 BF, që ndodhej i parkuar pranë banesës së Imerajt.

Plumbat i kanë shkaktuar vdekjen e menjëhershme 50-vjeçarit, ndaj të cilit është qëlluar të paktën 13 herë nga afër.

Autori ka qenë shumë pranë viktimës kur e ka qëlluar dhe më pas është larguar në drejtim të paditur.

I pari që ka konstatuar ngjarjen ka qenë roja i parkingut i cili ka njoftuar policinë.
 
Blutë e Fierit pasi kanë nxjerrë trupin nga makina, e kanë dërguar atë në morgun e spitalit ku do kryehet ekespertiza mjeko-ligjore.

Burime pranë policisë bëjne me dije se në vendin e krimit gjetën 13 gëzhoja, ndërsa janë sekuestruar pamjet filimike të bisneseve përrreth me qëllim identifikimin e autorëve.

vrasja fier, agron imeraj me logo
(Në foto, vendi ku u gjet brenda makinës trupi i pajetë i Agron Ymerit dhe ambulanca duke marrë trupin e viktimës)
Foto të tjera

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Ngecën në rrugën e vjetër Korçë - Ersekë, policia u shkon në ndihmë 13 qytetarëve

Ngecën në rrugën e vjetër Korçë - Ersekë, policia u shkon në ndihmë 13 qytetarëve