Një incident i rëndë është rregjistruar në qendër të Shkupit. Një 20-vjeçar  shqiptar është goditur me thikë në zemër e cila i ka sjellë vdekjen e menjëhershme.

Sipas Zhurnal  ngarja ka ndodhur rreth orës 20:00 në afërsi të një restoranti në Çair të Shkupit në Maqedoni 

Pas një zënke mes dy grupeve të rinjsh shqiptarë, njëri prej tyre goditi me thikënë afërsi të zemrës 20-vjeçarin nga Shkupi. Gazetari i Zhurnal nga terreni raporton se bëhet fjalë për një djalosh te ri shqiptar, i cili ka marrë një goditje me thikë pas një zënke verbale.

Pas incidentit menjëherë i riu shqiptar është dërguar në spitalin shtetëror në Shkup, por nuk ka mundur të mbijetojë.

Redaksia online
(S.m/shqiptarja.com)