Luftëtari shqiptar i ISIS-it, Ridvan Haqifi është vrarë në luftë në Siri.
Ridvan Haqifi nga Gjilani, i njohur me nofkën Al-Kosovi, është vrarë gjatë luftimeve.
Lajmi u konfirmua fillimisht për mediat në Kosovë nga familja e tij në Gjilan, por më pas edhe nga policia.
Familja Haqifi ka konfirmuar vdekjen e djalit të tyre, por nuk ka dhënë detaje të tjera.
Ridvan Haqifi i ishte bashkuar ISIS në Siri dhe Irak nga korriku i vitit 2014.
Ai së bashku me shqiptarin tjetër nga Kosova, Lavdrim Muhaxherin u bënë të njohur në të gjithë botën pas kërcënimeve ndaj atyre që kanë poshtëruar myslimanët.
Ridvan Haqifi në qershor të 2015 paralajmëroi Ballkanin për luftë në emër të hakmarrjes.
/Shqiptarja.com

LAJMET MË TË VLERËSUARA