TIRANE- Saimir Ziza është qëlluar me armë në orët e vona të dy ditëve më parë në Tiranë, ndërsa ka ndërruar jetë mbrëmjen e djeshme në Spitalin e Traumës në Tiranë. Ziza është vëllai i Shpëtim Zizës, i riu që është dënuar me burg për jetë për përdhunimin dhe vrasjen e 10-vjeçarit Besim Çenga, ngjarje e ndodhur në tetorin e vitit 2007. Burime nga policia kanë bërë të ditur se, vrasja e ndodhur në Tiranë të ketë origjinën nga ai krim i tmerrshëm. Mësohet se, policia ka shpallur në kërkim Ylli Çengën, i cili është babai i 10-vjeçarit të masakruar dhe se krimi ka ndodhur për marrjen e gjakut të djalit të mitur. Burime policore thanë se, Saimir Ziza e ka shqiptuar emrin e Ylli Çengës.
VRASJA E VËLLAIT
Një djalë i ri është vrarë në Tiranë, viktima është vëllai i Shpëtim Zizës, të dënuarit me burg përjetë, për vrasjen e një fëmije në Peshkopi. Viktima është Saimir Ziza, 21 vjeç, lindur në Peshkopi dhe me banim vitet e fundit në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur dy ditë më parë në orën 22.30 në rrugën “5 Maji”, në afërsi të Medresesë. Burime nga policia kanë theksuar se, Ziza është qëlluar me armë zjarri tip pistoletë dhe është dërguar në spitalin e Traumës, por plagët e marra kanë qenë të rënda dhe ai ka ndërruar jetë mbrëmjen e djeshme. Gjatë çasteve të gjuajtjes ndaj tij, dyshohet se i ndjeri e ka njohur vrasësin, sepse ka thirrur emrin e tij, Ylli Çenga. Policia e ka konfirmuar faktin që i dyshuari është shpallur në kërkim.
Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 22 qershor 2014
Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com