Kreshnik Spahiu: A ju kujtohet ‘rradha jonë’ e qumështit?

Kreshnik Spahiu: A ju kujtohet ‘rradha jonë’ e qumështit?

Kreshnik Spahiu

Ishte ora 4:30 e mëngjesit. Babai më zgjoi dhe unë u vesha me shpejtësi. Mora shishet e qumshtit dhe zbrita me vrap shkallët drejt dyqanit të bulmetit.

U trishtova shumë kur pash që kisha 50 shishe të tjera pëpara. Kjo nënkuptonte që në rradhë kisha 50 burra dhe 50 gra përpara që do kishin mundësi të blenin qumësht para meje.

Dyqani hapej ora 8:00 mëngjesit dhe unë prita me ankth 3 orë deri sa erdhi furnizimi.

Erdhën vetëm 20 arka me qumësht dhe unë nuk munda të marr dy shishe për familjen time.

Ishte viti 1987 dhe Shqipëria vuante nga kriza e ushqimeve bazike:

- rradhë për qumësht

- rradhë për bukë

- rradhë për vezë

- rradhë për vaj guri

- rradhë për miell dhe sheqer

E çuditshme ishte se nuk kishte një rradhë por dy: majtas rradha burrave dhe djathtas e grave. Shitësi mbante rradhën: Një burrë, një grua.

Ne adoleshentët e lagjes kishim gjetur një zgjidhje. Shpesh ndihmonim vullnetarisht në dyqan që të na jepnin ushqime pa rradhë.

Për disa produkte s’lejohej rradhë sepse ishin me racion dhe “tollon”:

- 1 kg mish në muaj

- 1 kg sallam në muaj

- 1 pulë në muaj

- 1 pako mish të grirë në muaj

Mu kujtua kjo histori kur pash sloganin e Partisë Demokratike për fushatë elektorale:

“Rradha jonë”

Qesha dhe i mirkuptova.

“Legjenda” e tyre është rritur 50 vite duke pritur rradhën për çdo gjë. Komunist i vjetër. Gjysëm shekulli duke pritur në rradhë qumshtin dhe 35 vjet në rradhë duke prit pushtetin.

Ai mendon se edhe pushteti është rradhë dhe prandaj bën pazare me shitësin..

Ai gjithë diskursin politik e ka me “shishe qumshti”. Ka vendosur shishen dhe pret rradhën.

- E keni parë që nuk lë asnjë parti të hyj në rradhë?

- E keni parë që dhe listat e deputetve i ka me rradhë?

Pret që Rama të mbush “thesin me ushqime” dhe të largohet. Ai pret dhe nuk largohet deri sa ti vij rradha por nuk arrin ta kuptoj, që koha e rradhave ka perënduar.

Edhe sikur të rikthehet koha e rradhave atë do e largonin nga dyqani sepse ka mbush thesin disa herë.

Populli ka vite që pret në rradhë dhe largohet bosh si unë në moshën 15 vjeçare i përlotur që nuk i çova dot ushqime prindërve.

Prandaj i kujtoj Sali Berishës që pushteti nuk dhurohet as me rradhë dhe as me pazar.

Rradha jote ka kaluar doktor.

Largohu se është rradha e të tjerve ………..

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Jeton Fadil Jevgjit Flutra Gjoleka: 27/01/2025 08:02

    O Kreshnik harove ti qē dikur dhe ti ke qen nē skuadrēn e Sali Bajgēs kur merje eurot pēr njē emrim. E sa pēr radhēt e qumshit e tē 7 ui e njē kos ishin reale. Por mē mir ajo koh se sa sot qē ēshtē mbush Shqipria me kurva, drogaxhinj, hajdut tē pa skrupull, korupsjon i pa par, pa shēndetsi e katastrof gjithandej. E populli po hikėn nga syt kēmbēt larg Shqipris se Shqipria ēshtē bēr Skater o Kreshniku derr.

    Përgjigju
  • Iris: 27/01/2025 04:49

    Ajo rradha vec per burra e vec per gra ishte se kemi qene vend i prapambetur patriarkal e oriental ku femrat mbuloheshin e ku kishim oden e burrave e oden e grave,vazhdon dhe sot e kesaj dite po te veresh me kujdes,po sjell vetem nje shembull kur mblidhen shqipot ne festime e darka,grate ose rrine bashke,ose rrine me burrat e tyre ose te afermit,nuk shikon parimin e formes X te etiketes se tavolines, ku supozohet qe ciftet te ulen me gruan e burrin e tjetrit ne krah e burrin e gruan e vet t'a kene te ulur perballe sic e ben bota,pra ne te kundert,si X.

    Përgjigju
  • Agel: 26/01/2025 21:22

    Kreshnikut dhe shum te tjereve ju ka ngelur sahati 12,radha qumeshtit e radha mishit,po pse gjith kfto pallate qe ngriti ai sistem,ne cdo cep te shqiperise nga kondispoli ne vermosh nuk i pranoni,,shko ne berat skrspar peqin kukes gramsh tropoj shkoder puke tirane ersek permet,pa permendur fabrika uxina spitale smbulanca ne cdo fshat e qytet,kopshte cerfhe e shkolla,,dje ne fumd te dites,i shumezoni me 0 fhe kujtoni vftem rradhet e qumedhtit e te vsjgurit.kjo quhet turp dhe mosmirenjohje,sot analfabetixmi,prostitucioni vrasjet droga tradhetia gjakmarja kokaina heroina pabesia vjedhjet korrupsioni shkaterrimi i familjes shqptare jame ulur kembekryq ne shqiperi dhe kreshniku @compani meren me radhet e vajgurit dhe te qumeshtit. Per mua turp i madh,kur shikon ku jemi katandisur,vjedhje mashtgim pisllik. Rrofshin bijt e nfnave qe punojne 24 ore ne 24 dhe dergojnr para ne atdhe se do hante njeriu njerin o kredhnik vllai.

    Përgjigju
  • Rradha e qumështit: 26/01/2025 20:46

    Po rradha në ambasadat e huaja për vizë!?

    Përgjigju
  • xhemal: 26/01/2025 17:09

    Niku te zere radhe ne gjermani per tu bere anetar i partise naziste e me sicuri do i gjejne ndonje vend ne KLD gjermane atje pastaj te bej listat e emigranteve ilegale

    Përgjigju
  • ANA: 26/01/2025 16:18

    " E çuditshme ishte se nuk kishte një rradhë por dy: majtas rradha burrave dhe djathtas e grave." Ja fute kot se per ne nuk ishte e cuditeshme pasi keshtu e gjetem qe kur lindem. E cuditeshme mund te ishte per ndonje te huaj nga perendimi, por ata/ato ishin shume te paket si uji ne shkretetire.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës: 27 Janar, 09:30

    A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?



×

Lajmi i fundit

Aktivitetet kulturore/ ‘Falsifikatorët’ film te kinema 'Millenium' për Holokaustin! ‘Poetët jetojnë gjatë’ mbrëmje letrare në teatrin ‘Aleksandër Moisiu’, Durrës

Aktivitetet kulturore/ ‘Falsifikatorët’ film te kinema 'Millenium' për Holokaustin! ‘Poetët jetojnë gjatë’ mbrëmje letrare në teatrin ‘Aleksandër Moisiu’, Durrës