Një djalë 27-vjeçar nga Varese në Itali, Benjamin Giorgio Galli, vullnetar në Ukrainë, është vrarë nga forcat ruse. Lajmin e ka konfirmuar babai i tij Gabriel Galli, duke ia komunikuar disa të njohurve të djalit.

I riu kishte nënshtetësi holandeze, ku ishte zhvendosur me familjen vitet e fundit. Galli kishte shkuar në Ukrainë nga Holanda nëpërmjet Polonisë dhe ishte bashkuar me Legjionin e Parë Ndërkombëtar të Mbrojtjes të Ukrainës. Ai dyshohet se u vra në zonën e Kharkiv.


Lajmi kryesor:

Lufta/ Vritet një ushtar i huaj në Ukrainë! Kievi: Rusia po bombardon zonat e populluara në rajonin e Zaporizhzhia