Kreu i Qeverisë së Serbisë, Aleksandar Vuçiç gjatë një bisede telefonike me homologun rus Dmitri Medvedev, lidhur me vendimin e autoriteteve ruse që të pezullojnë ndërtimin e gazsjellësit "Rrjedha e Jugut", tha se ky është një lajm mjaft i rëndë për Serbinë.


Siç është bërë e ditur në deklaratën e Zyrës për media në kabinetin e kryeministrit Vuçiç si arsye për këtë vendim Medvedev ka cituar bashkëpunimin e pamjaftueshëm të vendeve të Bashkimit Evropian.

Gjatë bisedës telefonike, dy kryeministrat kanë biseduar edhe për përmirësimin e kompleksit kimik, prodhimeve agro-ushqimore dhe tregtisë, thuhet në deklaratë.


Anadolu Agency
Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)