Vuçiç: Serbia dhe Rusia do të shënojnë së bashku përvjetorin e çlirimit të Beogradit

Vuçiç: Serbia dhe Rusia do të shënojnë së bashku përvjetorin e çlirimit të Beogradit

Vuçiç me ambasadorin rus në Beograd, Aleksandar Bocan-Harchenko

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka njoftuar se ai dhe ambasadori i Federatës Ruse në Serbi, Aleksandar Bocan-Harchenko, kanë rënë dakord që dy shtetet të shënojnë së bashku përvjetorin e çlirimit të Beogradit.

“Ne jemi dakordësuar që të përkujtojmë së bashku 80-vjetorin e fitores mbi fashizmin dhe çlirimin e Beogradit. Ne kemi diskutuar për temat e interesit të përbashkët, sidomos në fushat si tregtia, kultura dhe siguria rajonale”, ka thënë Vuçiq përmes një postimi në Instagram, pas takimit me ambasadorin rus.

Ai ka thënë se me Bocan-Harchenkon ka biseduar edhe për “situatën aktuale në shtet dhe rajon”.

Përvjetori i çlirimit të Beogradit nga pushtuesi gjerman, shënohet më 20 tetor. Kryeqyteti i Serbisë është çliruar atëherë prej partizanëve jugosllavë dhe Ushtrisë së Kuqe Sovjetike.

Në 70-vjetorin e çlirimit të Beogradit, të shënuar më 2014, pati marrë pjesë presidenti i Rusisë, Vladimir Putin. Serbia është një prej pak vendeve të Evropës që nuk i ka vendosur sanksione Rusisë për luftën e nisur në Ukrainë, në shkurt të vitit 2022.

Në disa raste Beogradi zyrtar e ka dënuar agresionin dhe shkeljen e integritetit territorial të Ukrainës, mirëpo vazhdon të kultivojë raporte të ngrohta me Moskën.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Paris 2024/ Priten kabllot me fibra optike! Arrestohet një ekstremist i majtë pasi tentoi një tjetër sabotim në tren

Paris 2024/ Priten kabllot me fibra optike! Arrestohet një ekstremist i majtë pasi tentoi një tjetër sabotim në tren