Politika e jashtme e një vendi, në shumë raste është më e rëndësishme se ajo e brendshme! Madje, për shkak të rrethanave gjeopolitike, politika e jashtme, jo vetëm merr prioritetin, por dikton duke imponuar edhe politikën e brendshme!

Politika e jashtme është një ndër shtyllat kryesor të një vendi apo një shteti, sepse garanton sigurinë dhe ekzistencën e tij e po ashtu mund të forcojë ose të dobësoj pozitën e tij! Kjo varet nga rrethanat e prestigji që disponon një vend, por mbi të gjitha nga eksperienca dhe nga aftësia e liderit për të bërë aksionet e duhura në kohën e duhur si dhe për të zgjedhur aleatin e duhur për interesat apo sfidat e kohës!

Shqipëria, për shkak të historisë, të faktit se pjesa më e madhe e territoreve të saj shtrihen jashtë kufijve shtetëror, por edhe për shkak të pozitës gjeopolitike në Rajon e jo vetëm, politika e jashtme ka dhe duhet të ketë prioritet absolut duke diktuar ose imponuar edhe politikën e saj të brendshme! Kjo e fundit, shpesh herë, jo vetëm nuk ka qenë në lartësinë e sfidave dhe të interesave ndërkombëtare të Shqipërisë, por ka qenë një barrier për këtë fundit që të ushtrohej me sukses!

Vëllazëria nuk funksionon në politikën e jashtme! Mandje, as lidhjet të vërteta të gjakut nuk funksionojnë, sepse interesi kryesor i një vendi është forcimi i pozicionit të tij ndërkombëtar dhe garancia për ekzistencën e tij! Luigji XIV, do të thoshte: "unë do të ik, por shteti do të ekzistoj përgjithmonë"! Kjo, nën kupton se liderit në Shqipëri, ashtu si në çdo vend tjetër, shkojë e vijnë, por Shqipëria, si entitet shtetëror do të ekzistojë gjithmonë, sot e mot! Dinastitë Europiane, duke përfshirë edhe atë të Rusisë, kishin të gjithë Krushqi mes veti, por Luftën e Madhe nuk e ndaluan dot e po ashtu nuk ndaluan dhe agresionin mes vete, pavarësisht lidhjeve farefisnore që kishin! Apo rasti i pavarësisë së kolonive amerikane ndaj Mbretërisë se Bashkuar, edhe pse realisht ishin i njëjti gjak! Ose rasti i Koreve, që janë i njëjti popull, por sillen si dy shtete krejt të ndryshme!

Në fakt, shqiptarët nuk kanë vëllezër në Ballkan e në asnjë vend! Janë si ai fëmija i rritur vetëm, me tokat më të mira, që të gjitha familjet e tjera me shume fëmijë, duan ta eliminojnë për t'i marr tokën! Pra, shqiptarët në historinë e tyre nuk kanë pasur asnjëherë as formalisht vëllezër për shkak të marrëdhënieve dhe rrethanave historike! Sa herë që Shqipëria është përpjekur të bëj "kumbar" ka dështuar duke rrezikuar në fund ekzistencën e saj! Mjafton të mendojnë të kujtojmë përpjekjet e Mbretit Zog për të bërë vëlla Musolinin! Po ashtu, përpjekjet e Regjimit për të bërë vëlla Jugosllavinë, me pas Rusinë e në fund Kinën, por në fakt nuk arriti asnjërin nga këto vende ta bënte vëlla edhe me ndërmjetësim!

Kohët e fundit po qarkullon në opinionin publik shqiptar e sidomos atë në Kosovë alibia se Rama po bëhet ose është vëlla me Vuçiç! Sa e vërtetë është kjo? A është e vërtetë që kjo vëllazëri ka për qëllim me vetëdije që Rama të shes Kosovën ose faktin shqiptar në Ballkan? Rama, nuk e ka vëlla Vuçiç, e këtë e ka të mësuar shumë mira nga historia, sepse ka të paktën 4 shekuj, që asnjë shqiptar nuk ka bërë vëlla edhe një serb të vetëm!  A ka tradhti nga Rama për marrëdhënien e tij me Vuçiç! Rama, sot është në politikën shqiptare më i fort se kurrë dhe për këtë arsye nuk ka nevojë për asnjë aleancë me Beogradin për të mbrojtur e siguruar pushtetin e tij! Madje, një lider kur është shumë i fortë në politikë e brendshme, ai shumë më shumë i fortë për të qenë një lider i suksesshëm edhe në politikën e jashtme!

Rama, ka nevojë për Vuçiç për tu faktorizuar në Rajon e sidomos përballë BE e kjo, si nevojë të përbashkët! Ballkani i Hapur është rezultat i kësaj nevoje! Marrëdhënia e Ramës me Vuçiç është një strategji e të parit për të ndryshuar sjelljen e shqiptarëve në Rajon, nga ajo e mbrojtjes dhe mbylljes në halle, në hapjen dhe në protagonizëm duke pasur parasysh edhe realitetin e ri të shqiptarëve në Rajon! Shqiptarët nuk kanë fituar asgjë në histori duke mbajtur vetëm rol mbrojtës e të tërhequr, por thuajse gjithmonë janë konsideruar  vetëm viktima të nismave të tjerëve! Ndërsa, sot shqiptarët i kanë të gjitha mundësitë të jenë nismëtar të proceseve, t'i dominojnë ato dhe t'i orientojnë në kahun e interesave kombëtare! Asnjë, analizë nuk na çon në vërtetësinë e dilemës se Rama është vëlla me Vuçiç, por kjo nuk do të thotë, se Shqipëria dhe Serbia nuk duhet të krijojnë hapësira të reja për të rikuperuar marrëdhëniet e tyre që sipas historisë kanë qenë gjithmonë në nivele katastrofike!