Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka akuzuar drejtpërdrejt disa vende të rajonit dhe organizata ndërkombëtare se kanë mbështetur dhe nxitur protestat kundër qeverisë së tij.
Ai përmendi Kroacinë, duke e akuzuar për ndikim përmes mediave dhe për mbrojtje të personave të dyshuar për krime të rënda, ndërsa shtoi se aktivitete të ngjashme kanë pasur edhe Prishtina, Tirana dhe qendra të tjera rajonale, sipas mediave në Kosovë.
Vuçiç deklaroi se protestat në Serbi nuk janë vetëm shprehje e pakënaqësisë qytetare, por kanë pasur mbështetje të koordinuar nga jashtë, përfshirë shërbime sekrete rajonale dhe aktorë ndërkombëtarë.
“USAID, NED dhe organizata të tjera ishin gjithashtu të përfshira”, tha Vuçiç, duke pretenduar se disa protestues kanë marrë trajnime dhe mbështetje financiare nga këto struktura për të organizuar protesta kundër qeverisë.
Komente






