'Vuçiç dhe shiu' bllokojnë autostradën Tiranë-Durrës, qytetarët zbresin nga makinat! Radhë të shumta edhe në 2 zona të tjera

TIRANE- Axhenda e kryeministrit të Serbisë Aleksandër Vuçiç, i cili viziton Shqipërinë ditën e sotme në kuadër të Samitit të Mini-Shengenit që mbahet në Tiranë këtë të shtunë, ka shtuar masat e sigurisë në autostradën Tiranë-Durrës, duke krijuar radhë të shumta automjetesh, ndërsa qytetarë kanë zgjedhur të zbresin nga makina të lodhur nga pritja. Gazetari i Report Tv Ilir Mati ka sjellë pamje nga austostrada ku duken automjetet e bllokuar, ndërkohë që shprehet se prej 20 minutash qëndron në radhë.

'Është bllokuar qarkullimi në kilometrin e 10 nga Durrësi për në Tiranë. Kam 20 minuta që rri aty pa lëvizur", thotë gazetari Ilir Mati.

Nga ana tjetër edhe reshjet e shiut kanë vështirësuar qarkullimin e automjeteve në disa zona të tjera. Qytetarët kanë raportuar në Shqiptarja.com se një situatë e tillë paraqitet edhe në zonën e Institutit. Reshjet e shiut kanë krijuar radhë të shumta automjetesh edhe në kryeqytet mesditën e sotme. Report Tv sjell pamje nga aksi rrugor që nis nga Farmacia 10 deri në Shkollën e Bashkuar.

Kjo situatë trafiku krijohet shpesh herë në kryeqytet pas reshjeve të shiut pasi të gjithë qytetarët preferojnë të lëvizin me automjetet e tyre personale, duke refuzuar të përdorin transportin urban.

Trafiku në zonën e Institutit

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Jubileu 2025, Papa Françesku hap derën e shenjtë në burg

Jubileu 2025, Papa Françesku hap derën e shenjtë në burg