Vuçiç i përgjigjet Thaçit: S'lejojmë 
themelimin e Ushtrisë së Kosovës 

Vuçiç i përgjigjet Thaçit: S'lejojmë <br />themelimin e Ushtrisë së Kosovës 
Aleksandar Vuçiç e quan të papranueshme për Serbinë themelimin e ushtrisë së Kosovës. 

Vuçiç tha sot se në dialogun në Bruksel nuk ka qenë temë diskutimi formimi i ushtrisë së Kosovës, duke shtuar se Serbia kurrë nuk do të mbështesë, e as nuk mund dikush që me forcë të imponojë një temë të tillë.

Kryeministri serb i bëri këto deklarata, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve në Velika Plana, ku është duke u mbajtur prezantimi i teknologjisë së re ushtarakë serbe, duke thënë se zhvillimet e fundit në Kosovë ishin shumë interesante, si dhe kërkesat për ndërprerje të dialogut mes Beogradit dhe Prishtinës.
 
Ai komentoi edhe deklaratën për dorëheqje të Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit, nëse nuk formohet Ushtria e Kosovës.
 
Kreu i qeverisë serbe mësohet të jetë shprehur se formimi i ushtrisë do të pamundësohet sepse të gjithë janë kundër një vendimi të tillë. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Humbi jetën pasi ra nga shtylla e tensionit në Patos, reagojnë Sindikatat për punëtorin egjiptian: Përgjegjësit të dalin para drejtësisë

Humbi jetën pasi ra nga shtylla e tensionit në Patos, reagojnë Sindikatat për punëtorin egjiptian: Përgjegjësit të dalin para drejtësisë