Deklaratat e presidentit serb Aleksandër Vuçiç, i cili kritikoi kryeministrin Edi Rama se është treguar tepër i butë me protestuesit në Shqipëri, kanë sjellë reagimin e deputetes së Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho.
Në një postim në rrjetet sociale, Xhixho i cilëson Ramën dhe Vuçiçin dy autokratë të lidhur nga të njëjtat interesa dhe nga frika ndaj qytetarëve që kërkojnë liri.
Reagimi vjen pasi Vuçiç, gjatë një interviste në televizionin serb TV Prva, e cilësoi Ramën “një nga asetet më të mëdha të Shqipërisë”, por tha se kishte gabuar duke humbur kohë me protestuesit dhe duke u treguar shumë i butë ndaj tyre.
Sipas Xhixhos, Rama e ka mbështetur presidentin serb në momente vendimtare, ndërsa tani Vuçiç po ia kthen këtë mbështetje duke e kritikuar për mënyrën se si ka vepruar ndaj protestave.
Reagimi i plotë i Erisa Xhixhos:
Edi Rama dhe Aleksandër Vuçiç, dy autokratë të lidhur nga të njëjtat interesa dhe e njëjta frikë nga qytetarët e lirë.
Rama i ka dalë në krah Vuçiçit në momente vendimtare, shpesh në kurriz të interesave kombëtare dhe të Kosovës. Sot, Vuçiç ia kthen mbështetjen, duke e qortuar Ramën se nuk ka qenë mjaftueshëm i ashpër me studentët që protestojnë.
Por asnjë pushtet autokratik nuk është i përjetshëm. As Rama, as Vuçiç nuk mund t’i shpëtojnë vullnetit të qytetarëve që kërkojnë liri, drejtësi dhe dinjitet.
Fundi i tyre do të shkruhet nga vetë qytetarët!
Lajmi kryesor:
Bllokuan foltoren, sulmuan dhe goditën fizikisht, PS kërkon përjashtimin me 2 muaj nga Kuvendi të Nokës, Krekës e Këlliçit dhe 3 të tjerëve! 10 ditë për 14 deputetë të PD, 'Etika' vendos nesër








