Serbia është e vendosur që të forcojë raportet e përgjithshme dypalëshe me Shtetet e Bashkuara, veçmas në nivelin ekonomik dhe afarist, tha presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, pas një takimi që zhvilloi me komandantin e Gardës Kombëtare të Ohajos, gjeneralmajor, John Harris.
“Ne konstatuam përkushtimin e ndërsjellë, të sinqertë për vazhdimin e bashkëpunimit mes Serbisë dhe Gardës Kombëtare të Ohajos dhe paraqitëm propozime për përmirësimin e raporteve”, shkroi Vuçiç në Instagram.
Takimi mes Vuçiçit dhe Harrisit u zhvillua në Beograd më 20 shtator, një ditë para 80-vjetorit të “Misionit Halyard”, shpëtimit të pilotëve aleatë nga Serbia e okupuar më 1944.
Një nga temat e bisedimeve ishte situata e sigurisë në Kosovë dhe Vuçiqi i kërkoi Harrisit “mbështetje më të fuqishme nga SHBA-ja” për mbrojtjen e serbëve dhe sigurimit të të drejtave të tyre.
Ushtria e Serbisë dhe Garda Kombëtare e Ohajos kanë bashkëpunim të kamotshëm përmes Programit për Partneritet Shtetëror të Serbisë dhe shtetit amerikan të Ohajos.
Përveç fushës së mbrojtjes, Serbia dhe SHBA-ja po punojnë që të intensifikojnë bashkëpunimin në fushën e energjisë.
Më 18 shtator, Beogradi dhe Uashingtoni kanë nënshkruar një marrëveshje për bashkëpunim strategjik në fushën e energjisë./REL
Xh.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
67.9%
-
Të gabuar
27.4%
-
Nuk e di
4.7%
Vota total: 2989
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Osmani: Kosova të ketë më shumë bashkërendim dhe bashkëpunim me SHBA
26 Shtator, 21:26
-
KFOR dhe Ushtria e Serbisë kryejnë patrullim të përbashkët në kufirin Kosovë-Serbi
26 Shtator, 19:45
-
VIDEOLAJM/ Joe Biden bën gafën e radhës përpara liderëve botërorë, ngatërron New York-un me Washington-in
26 Shtator, 18:53
-
New York/ Shqipëria nënshkruan Deklaratën e Përbashkët të Mbështetjes për Rimëkëmbjen dhe Rindërtimin e Ukrainës
26 Shtator, 18:36
-
Kryebashkiaku i Nju Jorkut nën akuzë për korrupsion dhe përfitim fondesh të paligjshme për fushatën nga burime të huaja
26 Shtator, 17:57
-
FOTOLAJM/ Rama takohet me Vjosa Osmani, në selinë e BE në New York! I pranishëm dhe Joseph Borrell
26 Shtator, 16:27
-
Izraeli refuzon thirrjet e SHBA-së për armëpushim me Hezbollahun
26 Shtator, 15:12
-
LeBron James godet dhe ofendon të birin bashkëlojtar, situatë e pazakontë te Lakers
26 Shtator, 12:42
-
Demush Shasha: Këshilla nga Budapesti
26 Shtator, 09:37
-
'Jeta e njeriut s'vlen gjë për rusët': Rrëfimi i serbit që luftoi në Ukrainë
26 Shtator, 09:09
-
Trump ironizon Zelenskyn: Sa herë vjen në SHBA largohet me 60 miliardë dollarë! Ai është biznesmeni më i mirë në planet
26 Shtator, 08:49
-
Rama në SHBA, merr pjesë në takimin vjetor të Presidiumit të Internacionales Socialiste
25 Shtator, 21:31