Presidenti serb Aleksandar Vuçiç nuk mori pjesë në varrimin e Ratko Mlladiçit, por në ceremoninë mortore dërgoi djalin i tij, Danilo Vuçiç.
Mediat serbe raportojnë se Danilo Vuçiç bëri homazhe në Kishën e Shën Apostullit Luka në Beograd, ku ishte vendosur arkivoli i Mlladiçit/
Në ceremoni morën pjesë edhe ministri i Mbrojtjes Bratisllav Gashiç, ministri i Drejtësisë Nenad Vujiç, ministri i Kulturës Nikola Selakoviç dhe ministri pa portofol Nenad Popoviç. Të pranishëm ishin gjithashtu lideri i Republikës Srpska, Milorad Dodik, anëtarja serbe e Presidencës së Bosnje dhe Hercegovinës, Zheljka Cvijanoviç, ambasadori rus në Serbi, Aleksandar Bocan-Harçenko, si dhe ish-ministri grek i Mbrojtjes, Panos Kammenos.
Vuçiç kishte njoftuar më herët se nuk do të ishte i pranishëm në varrim, pasi në të njëjtën kohë kishte një takim të planifikuar me presidentin e Uzbekistanit, Shavkat Mirziyoyev.
Lajmi kryesor:
'Kasapi i Ballkanit' varroset pranë vajzës që vrau veten me armën e tij! 350 mijë njerëz në homazhe, Serbia shpërfill BE-në, 4 ministra dhe djali i Vuçiçit në ceremoni! Brukseli: Glorifikimi i kriminelëve bie ndesh me parimet tona (FOTO+VIDEO)










