Vula e PD, Çaça në ‘Repolitix’: Autorizimi i Bashës i dyshimtë, mund të jetë bërë tani! Kthupi: S’ka paligjshmëri, e firmosi 3 ditë para se të jepte dorëheqjen

TIRANË- Një autorizim i Lulzim Bashës që i ka lënë Enklejd Alibeajt për regjistrimin e Partisë Demokratike për zgjedhjet vendore 2023 ka nxitur debate nëse është apo jo i vlefshëm. I ftuar në Report TV, avokati Përparim Çaça thotë se autorizimi është i dyshimtë, pasi sipas tij mund të jetë bërë në këtë kohë. Çaça thotë se është e pamundur që të lëshohet një autorizim i tillë në një kohë kur do të kishte mungesë të gjatë të kryetarit të partisë, po duhet të mblidhet Këshilli Kombëtar.

“Është i dyshimtë. Ky autorizim është bërë tre ditë para se të jepte dorëheqjen. Referuar nenit 47, që thotë në mungesë të gjatë të kryetarit të partisë. E pamundur që të paktën nga ana statusore të lëshohet një autorizim i tillë. Nëse ka një mungesë të gjatë të kryetarit, nëse nuk ka mungesë, ose në rastet e dorëheqjen sekretari i përgjithshëm mbledh këshillin kombëtar dhe komandon një nga nënkryetarët. Sekretari i përgjithshëm ka mbledhur këshillin kombëtar, duam kishte dhënë dorëheqjen, tabaku nuk pranoi, ngeli vetëm Alibeaj. Nëse kishte një autorizim të tillë pse duhej të mblidhej Këshilli Kombëtar. Kush e tha, ku e dinte Basha që do zgjidhej Alibeaj. KQZ nuk bën interpretim të statutit të partive, të kodit zgjedhor. Dyshimi është që është bërë tani”, tha Çaça.

I ftuar në ‘Repolitix’ me gazetarin Denis Minga ishte juristi i PD-së, së Alibeajt, Rezart Kthupi, i cili thotë s enuk ka asnjë lloj paligjshmërie në autorizimin e lëshuar nga Basha. Ai thekson se ky autorizim është lëshuar nga Basha më datë 18 mars dhe se nuk kishte asnjë arsye përse të mblidhej Këshilli Kombëtar, pasi dy nënkryetarët, Agron Gjekmarkaj dhe Grida Duma kishin dhënë dorëheqjen, ndërsa Jorida Tabaku nuk pranoi të futej në garë.

“S’ka ardhur nga vendimi i këshillit kombëtar, Duma, Gjemarkaj, Alibeaj dhe Tabaku. Gjekmarkaj dhe Duma kishin dhënë dorëheqjen, në takim është rënë dakord që tabaku të mos përfshihej në garë dhe për shkak të mungesës së garës nuk është mbledhur këshilli kombëtar. Më 18 mars nuk e dinte si do ishte rrjedha e PD”, u shpreh Kthupi.

Sa i përket vendimit të Apelit, për rikthimin e vulës te Alibeaj, anëtarja e Këshillit Kombëtar, Mirela Karabina thotë se u vu në vend drejtësia.

“Për ne që kemi parë qartë që është shkelur statute i partisë, pritej ky vendim. Vendimi i Zhukrit është antiligjor. I ka dhënë fund, dilemës, PD është kjo që ka qenë, me këtë sigël, njerëz. U vu në vend drejtësia. Një gjë ku ishte shkelur ligji, iu dha fund një precedent të rrezikshëm. Të gjithë ata demokratë që besojnë te PD dhe duhet të bëjnë zgjedhjen, do shkojnë të ajo pjesë e PD drejt perëndimit apo tek pjesa tjetër që është e izoluar dhe refuzuar.

SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Analiza e VOA: Demokracia në provë në Evropën Lindore mes akuzave për ndërhyrje nga Rusia

Analiza e VOA: Demokracia në provë në Evropën Lindore mes akuzave për ndërhyrje nga Rusia