Vula e PD, Hoxha-Braimllari te '5 Pyetjet': Futemi në zgjedhje e fitojmë, Rama e ka kot! Oferta e Alibeaj? S’ka kandidatë! Kola: Berishës po i ikin njerëzit! Hitaj: Vota fragmentarizohet

Vendimi i Gjykatës së Apelit që e la vulën e PD në dorë të Enkelejd Alibeajt dhe mënyra se si opozita do të futet në zgjedhjet e 14 majit u debatuan sot mes të ftuarve në ‘5 Pyetjet’ të gazetarit Ilir Babaramo në Report Tv. Kandidati i dalë nga ‘Primaret’ e Berishës për Bashkinë Vorë, Indrit Hoxha, si dhe Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë thonë se vendimi i gjykatës nuk do të ketë asjë ndikim. Sipas tyre opozita do të futet në zgjedhje dhe do t’i fitojë ato.

“Qytetarët as nuk duan t’ia dinë se kë do të regjistrojë KQZ por duan të dëgjojnë alternativat dhe programin se si do të qeverisen për 4 vitet e ardhshme dhe si do të zgjidhen hallet e tyre. Partia Demokratike ka një Kuvend më 11 dhjetor 2021, ka një referendum që është shkarkuar Lulzim Basha, ka një proces zgjedhor ku u zgjodh Sali Berisha. Kemi një dorëheqje të Lulzim Basha dhe tragjikomedia është që në fletën e votimit do të figurojë Lulzim Basha në fletën e votimit, një njeri që ka dhënë dorëheqjen ose është një mashtrues publik. Nuk besoj se ka njeri këtu që nuk bie dakord se Berisha ka shumicën në Partinë Demokratike. PD padyshim që do të marrë pjesën në zgjedhje”, tha Indrit Hoxha.

Sipas tij Edi Rama kërkon që të marrë edhe bashkitë edhe këshillat sicc ndodhi me marrëveshjen me Bashën por s’ka shans. I pyetur për ofertën e Alibeajt Hoxha thotë se nuk ka njerëz ndaj është në kërkim të kandidatëve.

“Mbasi morën peng logon, tani kërkojnë kandidatët. Nëse Alibeaj nxjerr një kandidat në Vorë që plotëson të gjithë komisionerët që duhen, atëherë unë tërhiqem dhe do mbështes kandidatin e tij. Bëj deklaratë publike. Këto janë qëndrime nga tmerri që i ka kapur. Këta nuk gjejnë dot komisionerë o zotëri. E dini ju se i duhen 24 mijë komisionerë dhe vëshgyes në këto zgjedhje. Le ta marrin vulën dhe ta fusin atje ku nuk thuhet. Nuk i bën dërman vula atyre”, tha anëtari i Këshillit Kombëtar të ‘Rithemelimit’, Indrit Hoxha.

Në të njëjtën linjë ishte edhe Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Endrit Braimllari.

“Edi Rama dhe Rilindja janë në panik. Po kërkojnë që me një vendim gjykate ta nxjerrin jashtë lojë opozitën më 14 maj. Por kot e kanë, sepse ne do të jemi aty në zgjedhje. Ne do të mbështesim të gjithë kandidatët e dalë nga ‘Primaret’. Sot e rëndësishme është që vendi ka nevojë për ndryshim, demontimin e një sistemi monist në këshillat bashkiakë. Ka një bashkim të energjive opozitare, pastaj çështja e regjistrimit është shumë e parëndësishme. Edi Rama është i pashpresë në këtë strategji. Për ne ai vendim i gjykatës nuk ka asnjë problem. Ne do të hyjmë në zgjedhje dhe do të fitojmë”, tha Braimllari.

Ndërsa anëtari i Këshillit Kombëtar të PD zyrtare, Vehap Kola, thotë se pas vendimit të Apelit Sali Berishës po i largohen njerëzit.

“Do të regjistrojë atë që është në letra, derisa të zgjidhet kjo punë në gjykatë. Në letra është e shkruar se kush është PD, se kush është kryetar i PD. KQZ nuk ecën me ndjenja dhe nuk mund të dalë nga germa e ligjit. Siç kaluan pas Zhukrit disa individë të rëndësishëm nga Alibeaj te Berisha tani pas vendimit të Gjykatës së Apelit po kalojnë në të anasjelltë”, tha ai.  

Gazetari Arbër Hitaj ndërkohë nënvizoi se dalja me 2 kandidatë e opozitës do ta fragmentarizojë votën dhe në shumicën e bashkisë do të ketë ndikim në përcaktimin e fituesit.

“Më 14 maj do të jetë i njëjti rezultat si i 6 Marsit 2022.  Futja me kandidatë të ndryshëm të PD dhe të Rithemelimit detyrimisht e ndan votën. Futja me 2 kandidatë e fragmentarizon votën”, tha Hitaj.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:18
VIDEO/ ‘Qenke ordiner ti...jam profesor unë’, plas sherri në ‘5 Pyetjet’! Kola: Më the Berisha ka dosje! Hoxha: Motra jote është me ne, është anti amerikane?

 

‘Lufta’ mes dy PD-ve është transferuar mes dy përfaqësuesve të palëve te ‘5 pyetjet’ në Report Tv mes kandidatit të ‘Rithemelimit’ Indrit Hoxha dhe Vehap Kolës, anëtarit të Këshillit Kombëtar të PD.

Pjesë nga debati

Indrit Hoxha: Këta mund të jenë edhe erdoganistë, gylenistë...

Vehap Kola: Kur ke ardhur ti dhe me ke kërkuar mua për të rrëzuar Sali Berishën dhe me i hap dosjet në 2014. Më ke marrë në telefon, pa me njohur dhe më ftove ‘hajde të pimë kafe se të bëjmë një nismë për hapjen e dosjeve’

Indrit Hoxha: Të thashë hajde të bëjmë një nismë për hapjen e dosjeve në Shqipëri.

Vehap Kola: Më the Sali Berisha nuk i hap dosjet se është vetë me dosje. Aman se i dimë ne këto historitë tuaja. Ti je kundër Amerikës dhe ky është problem.

Indrit Hoxha: Ma përcakton ti këtë mua që merr rrogë nga organizata terroriste dhe më flet për anti amerikanizëm. Motra është e zgjedhur sekretari e grupseksionit në PD-në e Berishës, është anti amerikane ajo? Ajo thotë që i është mirënjohës Berishës.

Vehap Kola: Nëse merret me politikë motra ime halla e pastë. Ajo është anëtare strukturash.

Indrit Hoxha: Ti qenke ordiner fare...

Vehap Kola: Jam profesor unë

K.T./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Arbërori: 07/03/2023 07:21

    Të jesh anti Amerikan ska asgjë të keqe, po të jesh anti Shqiptar është katastrof. Pra me një fjal kta të partis të pd jan anti Shqiptar e prandaj është e kot të meresh me kto lloi njerzish. Falenderoi Babulin Mangulin për komentet e tija korekte.

    Përgjigju
  • Pjeter: 06/03/2023 22:44

    Bamir Topi tha nje te vertet te madhe,qe "Sali Berisha ka klonuar me qindra te rinj si model i vetvetes"! Debat i stilit Viçidolas,shume i kerkuar ne Shqiperi,shume Gam Gam,per te mos thene asgje!!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

FOTOT/ Tirana shkëlqen për festat e fundvitit

FOTOT/ Tirana shkëlqen për festat e fundvitit